Sony lanson” orën e dytë të mençur ” të bazuar në Android

Sony të martën në Shanghai ka prezantuar ” orën e dytë të mençur “, e cila është projektuar të punojë si ekran dytësor për smartphone-in tuaj me sistem operativ...

Sony sjell orën e dytë të mençur të bazuar në Android

Sony të martën në Shanghai ka prezantuar ” orën e dytë të mençur “, e cila është projektuar të punojë si ekran dytësor për smartphone-in tuaj me sistem operativ Android.

Kjo orë është rezistente ndaj ujit, mbështet lidhjen NFC dhe mund të përdorni edhe aplikacione në të varsisht se si dëshironi ta përdorëni.

” Konkurrentët janë tani duke lansuar pajisjet e tyre të para, ndërkohë ne tani kemi lansuar gjeneratën e tretë të pajisjeve të mençura duke fitur gjysmën e një milionë përdoruesve dhe duke sjellur atyre teknologjinë dhe përvojnë më të mirë përmes orës së mençur” tha Stefan K. Persson, shefi i produkteve të kompanisë Sony, në një deklaratë gjatë prezantimit të orës së tyre të dytë të mençur.

” Ne tani kemi mbi 200 aplikacione të kushtuara orës së mençur nga Sony të cilat janë shkarkuar mbi një milionë herë dhe ne jemi duke vazhdur të punojmë fuqishëm në rrjetin tonë për të ofruar gjithnjë e më shumë eksperiencë sa më të mirë me ora të mençura. ”

Kjo orë ju mundëson t`i përgjigjeni thirrjeve duke prekur orën me dorë, të pranoni fotografi nga distanca dhe shumë funksione të tjera.

Ora po ashtu përfshinë edhe disa veçori si shfaqjen e informatave themelore të telefonuesit, kalendarin, si dhe të rejat nga rrjetet sociale më të njohura, Facebook dhe Twitter.

Ora e dytë e mençur nga Sony do jetë në dispozicion në mbarë botën gjatë shtatorit të këtij viti./itShqip

RELATED BY