Sony lanson Xperia T3, ‘telefoni më i hollë’ me ekran 5.3 inç

Sony ka prezantuar Xperia T3, një telefon i mençur me ekran 5.3 inç, me të cilin kompania pretendon të jetë në kategorinë për telefonin më të hollë në botë....

Sony lanson Xperia T3, 'telefoni më i hollë' me ekran 5.3 inç

Sony ka prezantuar Xperia T3, një telefon i mençur me ekran 5.3 inç, me të cilin kompania pretendon të jetë në kategorinë për telefonin më të hollë në botë.

Me përmasa 150.7 x 77 x 7 mm dhe peshë 148 gram, Xperia T3 me të vërtetë është shumë i hollë dhe me një madhësi tepër të madhe.

I dizjanuar mençur, telefoni nuk qëndron kundër modeleve të fundit të serisë Xperia, ashtu si Z2, i cili dukshëm vërehet për hollësinë e tij. Pajisja gjithashtu ka kornizat të pandryshkshëm nga çeliku me butonin për ndezje.

Sony lanson Xperia T3, 'telefoni më i hollë' me ekran 5.3 inç1

Sidoqoftë, T3 nuk është rezistentë ndaj ujit apo pluhurit, dhe performancat nuk janë të nivelit me pajiset kryesore të kompanisë Sony.

Xperia T3 vjen me ekran 5.3 inç, rezolucion 1280×720 piksela, procesor me katër bërthama 1.4GHz Qualcomm Snapdragon, kamerë 8 megapikselë, 1GB RAM memorie dhe 8GB memorie të intergruar.

Për nga softueri, Xperia T3 posedon versionin e fundit të Android-it ( 4.4 ose KitKat), si dhe është në dispozicion në ngjyrë të bardhë, zezë dhe vjollcë.

Sony Xperia T3 do të jetë në dispozicion në mbarë botë në fund të muajit Korrik të 2014. Çmimi ende nuk është zbuluar./itShqip

RELATED BY