Sony PlayStation Network rikthehet përsëri online

Sony ka njoftuar se ajo ka rikthyer disa shërbime të PlayStation Network pas sulmeve të hakerëve që e detyruarn atë të ndal gjitha shërbimet. Njoftimi u bë nga Zëvendës...

Sony ka njoftuar se ajo ka rikthyer disa shërbime të PlayStation Network pas sulmeve të hakerëve që e detyruarn atë të ndal gjitha shërbimet.

Njoftimi u bë nga Zëvendës Presidenti Ekzekutiv Kazuo Hirai. “Shërbimet janë duke u rikthyer në disa faza, dhe un jam i kënaqur që ju them se faza e parë ka filluar në shumicën e rajoneve anemban botës,” tha  Hirai në një video njoftim.

Sony rindërtoi gjith sistemin e PlayStation Network pasi që kishte disa sulme më herët që rezultuan me vjedhjen e 24.6 milionë llogari të përdoruesve.

“Ne kemi përditësuar në masë të madhe sigurinë tonë,” tha Hirai. “Këto ndryshime janë rezultat i një hetimi intenziv i ndihmuar edhe nga disa ekspertë të respektuar në fushën e industrisë kompjuterike.” Këto ndryshime përfshijnë më shumë siguri të avancuar teknologjike, nivele më të avancuara të enkriptimit, firewallë shtesë dhe sisteme më të mira për paralajmërim të sistemit, thotë ai.

Përveç ritjes së sigurisë, Sony gjithashtu përdoruesve do tu jep shërbime falas për 1 muaj tek PlayStation Network dhe Qriocity shërbimet./itshqip

RELATED BY