Sony prezanton Xperia Z Ultra

Sony të martën në Shanghai prezantoi modelin më të ri, Xperia Z Ultra, një pajisje  e cila ka një madhësi shumë të madhe por edhe shumë i hollë. Kjo...

Sony Xperia Z Ultra Itshqip.com

Sony të martën në Shanghai prezantoi modelin më të ri, Xperia Z Ultra, një pajisje  e cila ka një madhësi shumë të madhe por edhe shumë i hollë.

Kjo pajisje ka sistem operativ Android, ekran 6.4 inç me kualitet të plotë HD, procesor Qualcomm Snapdragon 800 dhe një kamerë 8 mega-piksel për foto të menjëhershme.

Xperia Z Ultra është pajisja më e hollë në treg me 6.5 mm, nëse krahasohet me Samsung Galaxy Note II, atëherë Galaxy Note II ka ekran më të vogël ( 5.5 inç ) dhe është më i trashë ( 9.4mm ).

Sikur modelet tjera edhe Xperia Z Ultra është rezistentë ndaj ujit dhe është shumë i qëndrueshëm në ujë duke iu mundësuar të bëni edhe video nën ujë.

Ekrani i Xpera Z Ultra përdorë teknologjinë nga Sony, Triluminos, që me këtë kompania sjell një mori të gjerë ngjyrash në këtë pajisje. Duke përdorur teknologjinë e njëjtë si pajisjet televizive, Sony analizon çdo imazh përpara se ta shfaq në telefon dhe e riprodhon në piksela për cilësi optimale. Kjo pajisje vjen me tri ngjyra: e bardhë, zezë dhe vjollce.

Xperia Z Ultra do jetë në dispozicion në gjithë botën gjatë tremujorit të tretë të këtij viti./itShqip

RELATED BY