Sony PS4 tejkalon Xbox One gjatë Krishlindjeve

PlayStation 4 nga Sony ka kaluar numrin e shitjeve të Xbox One nga Microsoft për 166.000 njësi më shumë të shitura gjatë Krishlindjeve në Britani. Sipas të dhënave nga...

Sony PS4 tejkalon Xbox One gjatë Krishlindjeve

PlayStation 4 nga Sony ka kaluar numrin e shitjeve të Xbox One nga Microsoft për 166.000 njësi më shumë të shitura gjatë Krishlindjeve në Britani.

Sipas të dhënave nga GfK të cituara nga ERA, Xbox One  është lansuar më 22 Nëntor duke shitur 364.000 pajisje dhe duke fituar 237.12 milionë dollarë, ndërsa PlayStation 4 është lansuar më 29 Nëntor duke shitur 530.000 pajisje dhe ka fituar 292.01 dollarë.

Ndoshta Xbox One nuk ka arritur të kalojë PS4 pasi që është thuajse 130 dollarë më i shtrenjtë. Xbox One kushton 703.02 dollarë, ndërsa PS4 kushton 572.71 dollarë.

Lansimet e këtyre dy pajiseve erdhën shumë vonë në Nëntor, e cila dha një përqindje më të vogël krahasim me vitin 2012, por sidoqoftë lojrat digjitale janë rritur për 16.4 përqind.

“Lojrat digjitale vazhdojnë ende të shiten me forcë, por ishte zhgënjyese fakti që pasjisjet Xbox One dhe PS4 u lansuan tepër vonë, megjithatë numri i kërkesave ishte jashtëzakonisht i madh”, tha drejtori i përgjithsëm i kompanisë ERA Kim Bayley./itShqip

RELATED BY