Sony shet 5.3 milionë PlayStation 4

Sony njoftoi se ka shitur 5.3 milionë njësi të PlayStation 4 në mbarë botën që prej kur është lansuar. Kompania më parë kishte njoftuar se ka në plan të...

Sony shet 5.3 milionë PlayStation 4

Sony njoftoi se ka shitur 5.3 milionë njësi të PlayStation 4 në mbarë botën që prej kur është lansuar. Kompania më parë kishte njoftuar se ka në plan të shes 5 milionë njësi brenda një viti, pra këtë e arriti ende pa ardhur muaji Mars në të cilin një vit më parë ishte lansuar kjo pajisje.

Ajo që e bënë kompaninë Sony edhe më të rëndësishme është  lansimi i PS4 në Japoni, që është njëkohësisht edhe vendi i pajisjes. Pajisjet e më parëshme nga Sony kanë sjellur shitje të madhe në Japoni, por duket se edhe PS4 është duke ndjekur traditën.

Për të vendosur shifrat në pah, gjenerata e kaluar PS3 arriti këto shitje që  PS4 ka pasur në plan të arrijë brenda një viti. Nintendo Wii U, e cila u lansua jo shumë kohë më parë, ka arritur 3 milionë shitje brenda të njëjtës kohë që PS4 ka arritur 5.3 milionë shitje.

Duket qartë se Sony ka vërtetë fitoren në duar, dhe tani nuk ka mbetur asgjë vetëm që zhvilluesit të krijojnë disa lojëra të mrekullueshme për këta 5.3 milionë përdorues që kanë blerë këtë pajisje./itShqip

RELATED BY