Sony Xperia Z4 do të gjunjëzojë rivalët

Derisa ne presim me padurim që Sony të konfirmoi lansimin e telefonit të ardhshëm Xperia Z4 në Kongresin Botëror Mobil, pajisja është certifikuar nga FFC dhe Ministria Japoneze që...

Sony Xperia Z4 do të gjunjëzojë rivalët1

Derisa ne presim me padurim që Sony të konfirmoi lansimin e telefonit të ardhshëm Xperia Z4 në Kongresin Botëror Mobil, pajisja është certifikuar nga FFC dhe Ministria Japoneze që tregon se ‘përbindëshi i ardhshëm’ nga Sony do të vijë së shpejti.

Thashethemet e fundit për Sony Xperia Z4 shfaqin dy modele të telefonit. Modeli i parë do të posedojë ekran 5.2 inç me rezolucion 1440 x 2560 dhe 565ppi për piksel, ndërsa modeli i dytë vjen me ekran 5.2 inç, rezolucion 1020 x 1920 dhe 424ppi për piksel. Të dy modelet bartin procesorin tetë-bërthamorë 2GHz Snapdragon 810 me 64-bit, 4GB RAM, kamerë frontale 5 megapiksel të përshtatshëm për ‘selfie’, kamerën prapa 20.7 megapiksel, bateri 3400mAh, dhe versionin e fundit të platformës Android 5.0 Lollipop.

Sony Xperia Z4 është thënë se do të ofrohet në katër ngjyra (bardhë, zezë, kaltër dhe argjend) si dhe mund ti rezistojë ujit dhe pluhurit.

Sidoqoftë, Sony nuk ka konfirmuar ende asgjë rreth Xperia Z4, po thashethemet tregojnë që ky ‘përbindësh’ do të gjunjëzojë rivalët./itShqip

RELATED BY