Sony zbuloi se kishte patur edhe një sulm tjetër!

Sony pranoi se përveç sulmeve të 16-17 prillit, kur dhe ishte sulmuar PlayStation Network dhe ishin vjedhur të dhëna për 77 milionë përdorues, kishte pasur dhe një sulm tjetër...

Sony pranoi se përveç sulmeve të 16-17 prillit, kur dhe ishte sulmuar PlayStation Network dhe ishin vjedhur të dhëna për 77 milionë përdorues, kishte pasur dhe një sulm tjetër në Sony Online Entertainment (SEO) përdoruesit. Sony thotë se janë vjedhur të dhëna për 24.6 milionë profile, si dhe të dhëna nga një databazë më e vjetër e vitit 2007. Të dhënat e vjedhura ishin 12.700 numra të kartelave krediti dhe data e tyre e skadimit, por jo dhe kodet e tyre të sigurisë, deri sa kishte pasur 10.700 kartela debite të përdoruesve nga Austria, Gjermania, Hollada dhe Spanja.

“Hetimi ynë për këto sulme të pautorizuara në sistemet e Sony Online Entertainment zbuloi se ndoshta hakerët kanë marrë informata personale për përdoruesit e SOE sistemeve. Ne ju këshillojmë që të dhënat tuaja personale që na dorrëzuar lidhur me SOE profilet ndoshta janë të vjedhura në një Cyber-Sulm”, shkruan Sony në një blog post.

Informacionet e vjedhura ishin emra, adresa, email adresa, data të lindjes, gjinia, numra të telefonave, emra të përdoruesve dhe fjalëkalime. Të dhënat gjithashtu kishin përmbajtur dhe numrin e llogarisë në bankë, emrin e përdoruesit dhe adresën.

SEO tani është i mbyllur, kurse Sony i njoftoi përdoruesit se do tu japë 30 ditë kohë shtesë në parapagesat./itshqip

RELATED BY