SpareOne, telefon mobil për raste emergjente!

Telefoni mobil më i ri SpareOne punon në AA bateri, kurse prodhuesit e tijë thonë se bateritë mund ti zgjatin edhe deri në 15 vite. SpareOne ishte prezentuar në...

Telefoni mobil më i ri SpareOne punon në AA bateri, kurse prodhuesit e tijë thonë se bateritë mund ti zgjatin edhe deri në 15 vite.

SpareOne ishte prezentuar në CES 2012 e cila është mbajtur në Las Vegas, dhe ky telefon është prodhuar si “zgjidhje alternative” në rast se telefoni juaj super0super i zgjuar dështon në momente kritike ose nevoje.

Përshkak se telefonat më të ri kanë shum mundësi dhe aplikacione të shumta janë si një llojë mini-kompjutorë, shfaqja e një telefoni i cili nuk ka asnjë aplikacion, por me bateri jetëgjate, është risi, e cila sipas prodhuesve “është e domozdoshme”, shkruan Daily Mail.

Pjesa negative e telefonave të zgjuar me shum aplikacione të mira është se bateria e tyre është e dobët. Prandaj, SpareOne është këtu për t’ju ndihmuar në raste nevoje: prodhuesit këshillojnë ta ruani atë në automjetet ose të mbani me vete gjat udhëtimeve.

SpareOne mund të rregullohet ashtu që do të ketë numra për raste emergjente për thirje të shpejtë, kurse një mbushje e baterive ju mundëson 10 orë biseda, një kohë të cilën asnjë telefon i zgjuar nuk mund t’ju ofron.

Ky telefon do të shitet me një çmim prej 49,99 dollarë, dhe së shpejti do të jetë në dispozicion në gjith botën./itsqhip

RELATED BY