Spartan ofron funksione të reja për të mposhtur konkurrentët

Microsoft do të lansoj një version të ri të sistemit operativ Windows këtë vit, që do të jetë aq i rëndësishëm sa që Redmond ka vendosur ta quaj Windows...

Spartan ofron funksione të reja për të mposhtur konkurrentët

Microsoft do të lansoj një version të ri të sistemit operativ Windows këtë vit, që do të jetë aq i rëndësishëm sa që Redmond ka vendosur ta quaj Windows 10, duke tejkaluar tërësisht emrin Windows 9.

Ashtu siç ishte raportuar muaj më parë, Windows 10 do të vijë me një shfletues të ri të quajtur Spartan, i cili përveç se do të zëvendësojë shfletuesin Internet Explorer, do të ofrojë edhe funksione që konkurrentët si Chrome, FireFox dhe Safari nuk i posedojnë.

Është thënë që shfletuesi Spartan do të ketë një funksion të veçantë që do i lejojë përdoruesit të bëjnë shenime në ueb faqet me një laps dhe ti shpërndajnë ato me shokët apo kolegët. Microsoft është duke punuar edhe në një çështje tjetër në mënyrë për të krijuar një metodë të re për të ndarë faqet, p.sh faqet për punë nga ato personale.

Cortana, asistenti digjital që është në dispozicion në Windows Phone, do të jetë i integruar me shfletuesin Spartan, transmeton ITshqip.com.  Përveç kësaj, Microsoft ka mendur të mbështes edhe dizajnin të përzgjedhur nga vetë përdoruesit për shfletuesin e ri, funksion që mund të jetë pjesë e versioneve të ardhshëm.

Spartan do të lëshohet së pari si një aplikacion në Windows Store, duke qenë në dispozicion tek pajisjet telefonike, tabletat dhe kompjuterët. Detaje të tjera për sistemin operativ Windows 10 dhe shfletuesin Spartan do të zbulon nga kompania në evenimentin që do mbahet më 21 Janar./itShqip

RELATED BY