Speaktoit edhe për iOS?

Kur iPhone 4S u lansua me funksionin Siri shumica e njerëzve ishin të zhgënjyer se nuk mund ta instalonin Siri-n në iPhone-t e tyre me të vjetra. Që nga...


Kur iPhone 4S u lansua me funksionin Siri shumica e njerëzve ishin të zhgënjyer se nuk mund ta instalonin Siri-n në iPhone-t e tyre me të vjetra. Që nga atëherë, shumë aplikacione të ngjashme me Siri filluan të qarkullojnë nëpër App Store.

Ndërsa sot njëri prej aplikacioneve me popullore të Android i quajtur Speaktoit është në dispozicion edhe për iOS.

Ky aplikacion kërkon versionin iOS 4.0 ose më lartë dhe punon vetëm në iPhone 3GS, iPhone 4 dhe iPhone 4S.

Megjithatë, ndryshe nga versioni i Android, speaktoit do të kushtoj 1.99 dollarë, ndërsa për ditën e Shën Valentinit do të jetë falas për 100.000 shkarkimet e para. Speaktoit mund ta gjeni në Android Market dhe Apple App Store./itshqip

RELATED BY