Spotify ridizajnon aplikacionin në Windows Phone

Spotify ka lëshuar një dizajn për aplikacionin Windows Phone, duke shtuar funksionet si radio, shfletim, ekspozim dhe rifresikim të të gjithë aplikacionit. Përditësimi i fundit ishte ndryshimi më i...

Spotify ridizajnon aplikacionin në Windows Phone

Spotify ka lëshuar një dizajn për aplikacionin Windows Phone, duke shtuar funksionet si radio, shfletim, ekspozim dhe rifresikim të të gjithë aplikacionit. Përditësimi i fundit ishte ndryshimi më i dukshëm duke rindërtuar të gjithë programin për një pamje më efektive, të njëjtë me aplikacionin e kompanisë në platformat Android dhe iOS.

Përderisa eksperienca e përdoruesve tani është më e ngjajshme me homologët iOS dhe Android, versioni për Windows Phone ende kërkon pagesën për abonim. Tjerat versione të aplikacionit kërkojnë pagesë për abonim me aksesë të plotë në të gjitha funksionet e aplikacionit, por versioni i limituar i aplikacionit mund të përdoret pa pasur nevojë të abonoheni, i cili kushton 9.99 dollarë për një muajë.

Funksionet si Radio, shfletimi dhe ekspozimi kanë qenë të gjitha pjesë e aplikacionit në platformat e tjera mobile por edhe për Desktop, megjithatë përdoruesit e Windows Phone ishin në mungesë të tyre.

Spotify për Desktop dhe iOS ishte i rifreskuar me këto funksione gjatë muajit të kaluar. Përdoruesit e rinjë mund ti provojnë shërbimet me pagesë brenda 30 ditëve falas.

Versioni i fundit i aplikacionit është në dispozicion në dyqanin Windows Phone Store./itShqip

RELATED BY