Stiv Jobs jep dorëheqje

Stiv Jobs, njeriu i cili arriti ta bëjë Apple kompaninë teknologjike më të fuqishme në botë, dha dorëheqje nga pozita drejtor ekzekutiv. Stiv Jobs largohet nga kjo pozitë, pas...

Stiv Jobs, njeriu i cili arriti ta bëjë Apple kompaninë teknologjike më të fuqishme në botë, dha dorëheqje nga pozita drejtor ekzekutiv. Stiv Jobs largohet nga kjo pozitë, pas 14 viteve punë, kurse në vendin e tij vjen Tim Kuk, drejtori i deritanishëm për operacione dhe dora e djathtë e z.Jobs. Në raportin e bordit të drejtorëve të Apple thonë se Stiv Jobs tani do të jetë president i bordit, dhe do të vazhdojë të kontribojë për kreativitetin dhe fyrmëzimin.

Arsyeja për dorëheqjen nga pozita drejtor ekzekutiv në Apple është gjendja e keqe shëndetësore, ku edhe në janarë për këtë shkak shkoi në pushim mjekësor. Për çfar probleme shëndetësore bëhet fjalë akoma nuk dihet. Në vitin 2004, z.Jobs ishte operuar me sukses nga tumori në pankreas, edhe pse ishte një operacion me sukses, megjithatë përsëri ndikon në shëndetin e tijë. Në vitin 2009, Jobs shkoi në pushim mjeksorë për 6 muaj. Arsyeja për këtë mungesë ishte një transplantim të mëlçisë.

Pasi ishte zbuluar tërheqja e Stiv Jobs, aksionet e gjigantit Apple regjistruan një ulje për 7%. Ky veprim është një surprizë e vërtet, dhe njëkohësisht një zhgënjim i madh për shumicën e madhe të fansave të Apple. Por shum analistë besojnë se tërheqja e Stiv Jobs nuk do të ndikojë në iPhonin e ardhëshme dhe iPad sepse Apple është e pozicionuar shkëlqyeshëm, dhe kjo nuk do të ndryshojë asgjë, së paku për një periudhë të shkurtër./itshqip

RELATED BY