StoreDot mbush baterinë brenda disa sekondave

Telefonat e mençur gjithnjë po bëhen edhe më të mençur, por një gjë e tillë nuk po ndodh edhe me bateritë e tyre. Kjo po rezulton të jetë shumë...

StoreDot mbush baterinë brenda disa sekondave111

Telefonat e mençur gjithnjë po bëhen edhe më të mençur, por një gjë e tillë nuk po ndodh edhe me bateritë e tyre. Kjo po rezulton të jetë shumë e mërzitshme për të gjithë ata që qëndrojnë vazhdimisht afër murit me mbushësin e kyçur në pajisjen e tyre duke pritur që bateria e tyre të furnizohet me energji. Fatmirësisht, pritja e tyre duket se ka përfunduar.

Një pajisje e mrekullueshme nga StoreDot është shfaqur në CES duke iu lejuar të mbushni baterinë e telefonit tuaj të mençur për më pak se një minutë. Kjo do të thotë që krijimi i kompanisë StoreDot është në gjendje që të mbush baterinë e një pajisje 100 herë më shpejtë sesa mbushësit e zakonshëm.

Është vërtetë një teknologji madhështore që iu ndihmon të mënjanoni shqetësimin që ju kaplon gjatë mbushjes së telefonit tuaj të mençur. StoreDot ka punuar shumë për të krijuar këtë mbushës kaq të hollë dhe atraktiv që është shfaqur në CES, i cili është duke u mbajtur në Las Vegas.

StoreDot mbush baterinë brenda disa sekondave1

Megjithatë, edhe në këtë pajisje gjendet një disavantash. Telefonat e mençur aktual mund të nxehen shumë nga elektriciteti prej 40 amper që mbushësi përdorë për të furnizuar bateritë shpejtë me energji.

Për të funksionuar ky mbushës, bateritë e së ardhmes duhet të krijohen nga molekulat organike të sintetizuara. Bisedimet për këto bateri të reja tashmë kanë filluar me kompanitë e mëdha të telefonave, dhe StoreDot shpreson që pajisja e tyre për mbushje të shpejtë do të bëhet realitet deri në vitin 2017, transmeton ITshqip.com.

Mbushja e baterisë ndoshta nuk do të jetë joshëse apo magjepsëse, por fatkeqësisht është e nevojshme. Mbushja pa tela është një mënyrë shumë e mirë, por aktualisht ju ende duhet të vendosni telefonin tuaj një një pad të veçantë për të mbushur baterinë.

StoreDot mbush baterinë brenda disa sekondave3

Mbushja komplet pa tela mund të bëhet realitet shumë shpejtë, ndonëse Energous ka shfaqur një teknologji të re në CES të quajtur WattUp, që transmeton frekuenca të larta të sinjaleve RF. Kjo teknologji mund të mbush pajisjet përmes ajrit, që do të thotë se ju mund të mbushni pajisjen tuaj edhe nëse ajo gjendet në xhep.

Mbushjen e telefonave pa tela nga teknologjia Qi ne e kemi prezantuar edhe më parë, por duket që kompania e madhe për përgatitjen e ushqimeve të shpejta, McDonalds është duke sjellur këtë teknologji në restorantet në Britani të Madhe.

Kjo do të jetë e lehtë dhe e përshtatshme për të mbushur baterinë e telefonit të mençur kur jeni duke ngrënë ushqim në McDonalds. Sidoqoftë, sigurohuni nëse nuk keni të lëshuar ndonjë aplikacion fitnesi derisa mbushni pajisjen tuaj nën ato harqe të arta./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment
  • StoreDot mbush baterinë brenda disa sekondave | glb
    8 January 2015 at 22:59
    Leave a Reply

    […] StoreDot mbush baterinë brenda disa sekondave Arsim Namani. […]

  • Leave a Reply

    *

    *

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY