Sulmi kibernetikë i kushtojë Sony-it 15 milionë dollarë

Sony ka publikuar shifrën e dëmtimeve që hakerët i kanë shkaktuar me rrëzimin e rrjetit kompjuterik të Sony Pictures Entertainment, të cilin kompania u detyrua ta mbyll plotësisht. Sulmi,...

Sulmi kibernetik i kushtojë Sony-it 15 milionë dollarë

Sony ka publikuar shifrën e dëmtimeve që hakerët i kanë shkaktuar me rrëzimin e rrjetit kompjuterik të Sony Pictures Entertainment, të cilin kompania u detyrua ta mbyll plotësisht.

Sulmi, për të cilin zyrtarët e Shteteve të Bashkuara e fajësojnë Korenë Veriore, u bë publik në muajin Dhjetor kur kompjuterët e Sony Pictures Entertainment u rrëzuan nga hakerët të cilët publikuan të dhëna sensitive online.

Gjigandi ekektronik ka vonuar rezultatet për përftimet që ka kompania ka arritur gjatë muajve Tetor-Dhjetor, si pasojë e këtij sulmi kibernetikë që i shkaktoi kompanisë një humbje prej 15 milionë dollarë.

Pavarësisht shitjeve të mëdha të konsolës PlayStation 4 dhe qëndrimit relativisht të fuqishëm ndaj lojërave kompjuterike, Sony ka parashikuar një humbje prej 1.4 miliardë dollarë për vitin fiskal.

Megjithatë, Sony ka thënë se përfitimet e mëdha nga rrjeti i shërbimeve dhe PlayStation 4 mund ta mbajnë ende kompaninë larg ‘dështimit’ në industrinë e telefonave të mençur. Sony pritet të lëshojë rezultatet e fitimeve për tremujorin e fundit të vitit të kaluar nga fundi i muajit Mars./itShqip

RELATED BY