Sulmi që ndodhi në Sony Pictures ishte paralajmëruar vitin e kaluar nga FBI

Rrëzimi i sistemit të Sony Pictures si dhe pasojat negative mund të kenë zënë shumë njerëz në befasi, por jo agjencinë FBI, pasi që diçka e tillë ishte menduar...

Sulmi që ndodhi në Sony Pictures ishte paralajmëruar vitin e kaluar nga FBI

Rrëzimi i sistemit të Sony Pictures si dhe pasojat negative mund të kenë zënë shumë njerëz në befasi, por jo agjencinë FBI, pasi që diçka e tillë ishte menduar kohë më parë që mund të ndodhte. The Intercept ka marrur një raport nga Dhjetori i 2013 nga agjencitë që pretendon që kjo ishte vetëm një çështje kohësh para se një kompani nga Shtetet e Bashkuara do të ndeshet me një “shkatërrim të dhënash” si ai që goditi kompaninë Sony,  virus që fshiu të dhëna të mjaftueshme sa të bëjë sistemin e papërdorshëm. Ky alarm ishte menduar për organizatat me “infrastrukurë kritike” dhe  jo për kompanitë si Sony, por skenari duket të ketë qenë i njëjtë me atë që kompania u ballafaqua një vit më vonë. Parashikuesit e uebfaqes The Intercept besojnë që Sony mund të kishte shmangur humbjet e mëdha nëse do të ishte paralamëruar për këtë hakim të kësaj natyre.

Pra, pse nuk e morri kompania Sony këtë raport? Një zëdhënës nga FBI, Paul Bresson tha që raporti ishte tek shumë kanale shpërndarëse në mënyrë që të dërgohej  tek vendet e “përshtatshme”. Bazuar nga Intercept, organizatat si InfraGard, që është në partneritet me agjencinë FBI, kanë të bëjnë me këtë problem, pasi që e lanë Sony Pictures dhe disa kompani të tjera jashtë fokusit, transmeton ITshqip. FBI nuk është e sigurt nëse Sony e ka parë këtë raport në mënyrë që të evitoj këtë fatkeqësi, megjithatë, të sigurta janë vetëm udhëzimet e sigurisë që mund të ndihmojnë  ata të kapin personat e duhur./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY