Syzet Google Glass fillojnë shitjet në SHBA

Google thotë se këtu është edhe një shans për shitjet e Google Glass, shans e cila do zgjasë numrin e ditëve të shitjeve të syzave më shumë se një...

Syzet Google Glass fillojnë shitjet në SHBA
Google thotë se këtu është edhe një shans për shitjet e Google Glass, shans e cila do zgjasë numrin e ditëve të shitjeve të syzave më shumë se një ditë.

Kompania Google njoftoi planin javën e kaluar duke shkruar se ” Çdo ditë ne kemi marrur kërkesa nga të gjithë të cilët nuk kanë arritur ende tek programi, dhe ne dëshirojmë përshtypjet e tuaja për syzet tani”.

Syzet Google Glass nuk kanë qenë për të gjithë në dispozicion pasi që së pari ishin në dispozicion vetëm për eksploruesit e Google Glass, me fjalë të tjera Google Glass i përkasin ende programit testues Beta.

Tani, Google Glass janë në dispozicion vetëm në SHBA për 1500 dollar, plus taksat. Po ashtu, Google ka kërkuar falje për të gjithë duke thënë se syzet nuk janë ende në dispozicion për të gjitha vendet.

Syzet do jenë në dispozicion vetëm për mbi 18 vjeqarët dhe vetëm për banorët e Shteteve të bashkuara të Amerikës. Nëse ju pyesni se qfarë janë Goolge Glass, atëherë bënë mirë që të shfletoni për to dhe të mësoni se qfarë funksione ju mundësojnë të kryeni përmes tyre./itShqip

RELATED BY