Tableti Sony VAIO Duo 11 convertible me Windows 8 del në shesh

Kemi parë disa nga konceptet për PC hibrid nga Sony në CES qysh në Janar, dhe si duket, shumë shpejtë do të mund të shohim një nga ato pajisje...

Kemi parë disa nga konceptet për PC hibrid nga Sony në CES qysh në Janar, dhe si duket, shumë shpejtë do të mund të shohim një nga ato pajisje në formën e prodhimit aktual.

PocketNow ka ardhur deri tek imazhi që shihet më lartë (dhe disa të tjerë) që zbulon një tablet / laptop që nuk u paralajmërua deri tani, VAIO Duo 11 convertible. Është e qartë se kjo është një pajisje me Windows 8 – me siguri jo me version RT, si thekson PocketNow për shkak të prezencës së Microsoft Office në imazh – por hollësira të tjera përveç kësaj, fatkeqësisht nuk ka.

Si mund të shihet, pajisja gjithashtu përmban një majë shkruese (stylus), dhe ai “11” në emër duket se sugjeron një ekran 11-inch – që e vendos neë linjë me pajisjen 10.6-inch të vet Microsoft, Surface. Dallim më i dukshëm është tastatura e fiksuar që, në Surface është e shkëputur nga pajisja./itshqip

 

RELATED BY