Bartni skedarët përmes rrjetit pa tela

filedrop

A nuk do të ishte e shkëlqyer të bartni skedarët nga kompjuteri në telefonin tuaj pa pasur nevojë për kabllo apo shërbimet e ruajtjes së të dhënave online siç është Dropbox. Filedrop e bën të mundshme këtë gjë, dhe është pa pagesë për sisteme të ndryshme operative siç janë Windows, Mac apo Android. Ndërsa për iOS është me pagesë dhe kushton rreth 2.5 euro.

Në këtë mësim do ju paraqesim se si të bartni skedarët ndërmjet një kompjuteri me sistemin operativ Windows dhe një telefoni me sistemin operativ Android duke përdorur këtë shërbim.

Screenshot_1filedrop1. Shfletoni ueb faqen www.filedropme.com, shkarkoni Filedrop për Windows dhe filloni instalimin. Pasi ta instaloni programin, ju duhet që ta pranoni kërkesën që ju paraqitet nga Windows Firewall për ta përdorur shërbimin nga Filedrop në mënyrë që të funksionojë e gjithë kjo. Pas instalimit në kompjuterin tuaj, shkarko dhe instalo aplikacionin Filedrop për Android.


Screenshot_2015-01-02-20-59-352. Sigurohuni që telefoni juaj është i lidhur në të njëjtin rrjet kompjuterik që është i lidhur kompjuteri, dhe pastaj starto Firedrop Android aplikacionin. Zgjidhë pajisjen tek e cila doni të bartni skedarët dhe kliko ikonën në të cilën shihet një kuti e vogël për të zgjedhur skedarët në telefonin tuaj që doni t’i bartni.


Screenshot_2015-01-02-21-01-413. Zgjedhë skedarët që doni të bartni dhe klikoni “Send”. Do ju hapet një dritare në kompjuterin tuaj për t’ju njoftuar me skedarët që janë duke u bartur nga telefoni. Klikoni “Accept” dhe do të fillojë bartja. Pas të përfundon bartja klikoni ikonën ku shihet kutia e vogël për të shikuar skedarët e bartur.


r23r3r2r24. Klikoni ndonjërin nga skedarët e bartur për ta hapur, ose klikoni ikonën me llupë për të hapur dosjen në të cilën ndodhet skedari i bartur në Windows. Si dosje primare e bartjes së skedarëve është “Downloads”, por ju mund ta ndryshoni këtë duke klikuar “Change download folder” dhe duke caktuar një dosje tjetër.


Screenshot_44filedrop5. Për të bartur skedarët nga kompjuteri në telefonin tuaj, zgjedhë skedarin dhe duke mbajtur të shtypur tastin e majtë të miut tërhiqe dhe vendose tek fotografia me emrin e telefonit tuaj (shih foton), dhe shtyp butonin “Accept” tek Android telefoni juaj. Tek telefoni juaj kliko ikonën ku shihet një kuti e vogël në të për ta shikuar skedarin e sapo bartur.


Screenshot_2015-01-02-21-25-286. Shtyp mbi emër të skedarit për ta hapur atë ose duke e tërhequr nga ana e djathtë. Për ta fshirë skedarin tërhiqeni atë nga ana e majtë. Filedrop do ju pyesë nëse vërtetë doni ta fshini skedarin. Posa ta mbyllni aplikacionin Filedrop, telefoni juaj më nuk do të shfaqet tek kompjuteri juaj./itshqip.com

Loja DuckTales vjen në Google Play Store

Loja DuckTales vjen në Google Play Store

Nëse keni poseduar më parë një konsolë nga NES, padyshim që jeni kënaqur duke luajtur video lojën DuckTales. Tani, Disney ka sjellur një version të përpunuar të video lojës, të cilën tani mund të gjeni të listuar në dyqanin Google Play Store. Për vetëm 9.99 dollarë ju mund të bëheni pjesë e lojës së publikuar nga Disney për të kaluar nivele të ndryshe duke arritur të mposhtni edhe ‘bosët’ që iu shfaqen.

Nëse butonat në ekranin tuaj iu duken të mërzitshëm, loja mbështet funksionin për tu lidhur Bluetooth me kontrolluesit fizik të lojës në mënyrë për të ofruar një ndjesi më të përafërt me konsolat.

Që prej restaurimit të lojës, versioni i ri i DuckTales sjell përmirësime madhështore në grafikë si dhe në eksperiencë të cilën aktualisht mund ta shijoni vetëm në telefonat me platformën Android./ITshqip/

Office Lens shndërron telefonin tuaj në skaner(Video)

Office Lens shndërron telefonin tuaj në skaner

Sigurisht që të gjithë përdorim e-mail adresa për të dërguar dosje të ndryshme miqve tanë, por çfarë të bëjmë nëse kemi mijëra dokumente mbi tavolinë të akumuluara në diçka që quhet “letër”?

Nëse jeni përdorues i platformave Windows Phone, Android dhe iOS, aplikacioni Office Lens do jetë pjesë e dyqaneve të tyre duke bërë të mundur shpërndarjen e dosjeve që janë të shtypura.

Lens përdor karaktere optike për njohje të cilat i mundësojnë aplikacionit të konvertojë një tekst të dokumenteve në Word, PowerPoint apo dosje PDF. Po ashtu, aplikacioni mund të shkrep edhe karta biznesi për të gjeneruar kontaktet nga ato./ITshqip/

 

Veturat në Brazil së shpejti me sistemin Android Auto

Sistemi për vetura nga Google, Android Auto do të jetë në dispozicion për konsumatorët brazilian në gjysmën e dytë të vitit 2015.

Daniel Holle, menaxheri i produkteve Android Auto, ka thënë për një gazetë braziliane që lansimi është planifikuar të ndodhë vonë gjatë këtij viti, ndonëse tani nuk mund të caktojmë ndonjë datë pasi që duhet kohë për të integruar programin në veturat tona.

Android Auto është një sistem që funksionon me të gjitha pajisjet me Android 5.0 e më lartë duke iu lejuar përdoruesve të bëjnë thirrje, marrin drejtime rrugore, dëgjojnë muzikë dhe një numër të madh funksionesh tjera.

Platforma ka për qëllim të zvogëloj sa më shumë rrezikun duke reduktuar shtypjen e butonave që shoferët përdorin për kryerjen e ndonjë funksioni, transmeton ITshqip.com. Holle njoftoi gjithashtu se sistemi i tyre do iu lejojë veturave në mënyrë efikase të lidhin pajisjen e tyre me Android.

Krijuesit e veturave që qëndrojnë prapa markave Audi, Bentley, Jeep dhe Volvo tashmë kanë njoftuar se kanë në plan të sjellin funksionin Android Auto tek produktet e tyre. Po ashtu, edhe kompanitë e tjera të famshme në Brazil si Chevrolet, Ford, Kia dhe Nissan ka shprehur planet e tyre për të integruar sistemin nga Google në veturat e tyre./ITshqip/

Twitter lanson shërbimin Periscope në iOS

Twitter lansoi sonte shërbimin Periscope, një aplikacion që iu lejon përdoruesve të transmetojnë videot e tyre drejtpërdrejt. Tani, ky aplikacion është në dispozicion vetëm për përdoruesit e platformës iOS, derisa versioni për Android është ende duke u punuar.

Aplikacioni i ri është falas për të gjithë transmetuesit e videove tek përdoruesit e Periscope, por gjithashtu edhe tek rrjeti social Twitter është bërë i mundur përmes një butoni.

Në përgjithësi, Periscope pretendon të sjell një ’emocion vizual me atë se çfarë është duke ndodhur për momentin”, duke na shfaqur kështu transmetime interesante që do jenë në dispozicion përmes këtij shërbimi.

Twitter bleu shërbimin Periscope brenda këtij viti për 100 dollarë, pas blerjes së  dytë madhështore, aplikacionin Vine./itShqip/

Davek Alert Umbrella, aplikacioni që siguron çadrën tuaj

Davek Alert Umbrella, aplikacioni që siguron çadrën tuaj

Humbja e çadrës është sigurisht pjesë e jetës, gjë e cila shpesh iu lë të lagur nga shiu si dhe humbje të një shume prej së paku 5 euro. Por, Devek, i njohur për shitjen e çadrave me teknologjinë e fundit, ka zhvilluar një koncept që iu garanton sigurimin e tyre përmes aplikacionit.

Kompania së fundmi ka lansuar një fushatë në Kickstarer për të rritur të ardhurat për produktin Davek Alert Umbrella, i cili kushton 125 dollarë dhe vjen së bashku me një Bluetooth çip që iu lajmëron në rast të harresës së çadrës mbrapa, transmeton ITshqip.com. Ky produkt, që është në dispozicion në ngjyrë të zezë dhe blu, aktualisht ofrohet me një zbritje për 99 dollarë për personat që mbështesin produktin në Kickstarer.

Çadra mund të sinkronizohet me pajisje që përdorin platformën Android dhe iOS duke bërë kështu të mundshëm njohjen e distancës ndërmjet telefonit tuaj dhe çadrës. Nëse p.sh largoheni 30 metra larg nga çadra, aplikacioni do iu njoftojë direkt me një mesazh në telefonin tuaj.

Aplikacioni për produktin Davek Alert Umbrella vjen gjithashtu edhe me një funksion shtesë që iu tregon për motin në vendin tuaj duke iu njoftuar nëse keni nevojë apo jo të bartni çadrën me vete pasi të largoheni nga shtëpia./ITshqip

Prezantohet Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge(VIDEO)

Deri më tani Samsung njihej për faktin që posedonin paisje me ekrane dhe procesorë të fuqishëm por gjithmon me një të metë, e ajo ishte plastika me të cilën ishin punuar këto telefona. Kjo gjë tashmë ka ndryshuar pasi kopmania koreane vendosi të prezantojë 2 modelet e reja Galaxy S6 dhe S6 Edge të cilat janë të punuara me materiale shumë më cilësore se verzionet paraprake.

galaxyy

Galaxy S6 është i punuar tërësisht nga metali dhe qelqi, ndërsa verzioni S6 Edge ka ekran të lakuar. Së bashku me prezantimin e telefonave filluan edhe kritikat e para mbi atë se telefoni i përngjan pak a shumë një kombinimit të iPhone4 dhe iPhone6.

Ky brez i telefonit është dizajnuar tërësisht nga fillimi. Për shkak të dizajnit, janë sakrifikuar disa karakteristika të mëhershme, transmeton ItShqip.com.

galaxkmer

Të dy paisjet janë pothuajse identike, ndërsa S6 Edge do të jetë pak më shtrejtë se sa S6 për shkak të ekranit të lakuar, dhe disa mundësive tjera.

Përveq ndryshimeve në dizajn, telefoni do të posedojë edhe softuer të përmisuar, ndërsa tashmë nuk i ka të gjitha gjërat e panevojshe. Një pjesë e aplikacioneve tani posedojnë pamje të freskuar, ndërsa telefoni do të vjen me aplikacionet e Microsoft-it siç janë OneNote,OneDrive, dhe Skype.

galaxikem-k

Kamera e Samsung Galaxy S6 posedon një kamerë prej 16 megapikselëve dhe stabilizim optik. Interesante është ajo që telefoni ka edhe një lidhës të veqant i cili mundëson mbushje të telefonit shumë më shpejtë, ku është e mundur të mbushet telefoni deri ne 50 përqind për vetëm 25 minuta. Samsung tek këto modele për herë të parë ka përfshi edhe mundësinë e mbushjes pa tela.

Tek pulla Home është integruar senzor për leximin e shenjave të gishtërinjëve, ngjajshëm sikur tek Touch ID në iPhone.

Shitjet do të fillojnë nga 10 prilli, ndërsa dy verzionet do të jenë me 32GB, 64GB dhe 128GB, çmimet akoma nuk janë publikuar./itshqip

Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’

Samsung do të lansojë një pajisje me Windows PhoneSamsung është kompania që krijon telefonat e mençur më të famshëm me platformë mobile Android në botë dhe derisa ajo është duke luftuar të mbajë përfitimet në nivelin më të lartë, e gjithë vëmendja e konsumatorëve të kompanisë është tek Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, telefona që mund të ndryshojnë drejtimin e kompanisë.

Por, a e dini se çfarë do të thotë në të vërtetë ‘Samsung’? Pasi që nuk e dimë gjuhën koreane, sigurisht që edhe kuptimi i emrit të brendit Samsung është i paqartë.

Nëse e përkthejmë fjalën Samsung në gjuhën shqipe do të thotë ‘tre yje’, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë Samsung, Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell, transmeton itshqip.com.

Por pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri ‘tre’ me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri ‘tre’ është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.

Pra, dëshira për tu bërë një kompani e madhe dhe e fuqishme është arritur nga Samsung brenda viteve të fundit. Megjithatë, për tu bërë një ‘bishë’ vërtetë edhe më madhështore duke arritur kulminacionin, telefonat e mençur Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge mund të jenë ata që do të vendosin për fatin e kompanisë.(ITshqip)

HTC One M9 do të jetë vërtetë një ‘përbindësh’

HTC One M9 do të jetë vërtetë një përbindësh

Bazuar në uebfaqen gjermane MobileGeeks, pamja e shfaqur më poshtë i përket zyrtarisht pajisjes HTC One M9. Megjithatë, nuk është vetëm pamja ajo që është zbuluar, Mobile Geeks shpalos çmimin dhe një mori funksionesh të ‘përbindëshit’ të ardhshëm nga HTC.

HTC One M9 do të ofrojë ekran 5 inç me kualitet 1080p, procesor tetë-bërthamor nga Qualcomm dhe kamerë 20 megapiksel së bashku me dy blica LED. Gjithashtu, M9 do të bartë 3GB RAM, 32 GB memorie të integruar, teknologjinë NFC, Bluetooth 4.1, altoparlantë BoomSound si dhe rrjetin LTE.

Po ashtu, Mobile Geeks ka thënë se HTC One M8 do të ofrojë mbështetje të kartave microSD deri në 128 GB, Sense 7 UI dhe platformë mobile Android 5.0 Lollipop, transmeton itshqip.com. HTC One M9 do të debutohet në muajin Prill në Gjermani me një çmim prej 749 dollarë.

HTC do të prezantojë zyrtarisht telefonin e ardhshëm të kompanisë One M9 më 1 Mars në Kongresin Botëror Mobil, në të cilin edhe Samsung do të sjell telefonin Galaxy S6.(ITshqip)

HTC One M9

PowerOffHijack.A, virusi që iu përgjon edhe pasi të fikni telefonin tuaj

Android phone

Një virus i veçantë në platformën mobile Android mund të bëjë thirrje apo të shkrep foto edhe pasi ju të fikni pajisjen tuaj, shkruan kompania hulumtuese AVG.

Për të arritur këtë, ky virus rrëmben procesin për fikje tek telefonat duke e bërë pajisjen tuaj me Android të shtiret sikur është i fikur. Pra, mund të shihni animacionet, ekranin tërësisht të zi, por në të vërtetë telefoni juaj është ende në funksion.

Në këtë gjendje, virusi mund të përdor telefonin tuaj për të dërguar mesazhe, regjistruar thirrje apo shkrepur foto, duke e bërë telefonin tuaj një pajisje përgjuese.

AVG ka postuar në faqen e saj një pjesë të kodit që shfaq disa nga funksionet e këtij virusi, të cilin kompania e ka quajtur Android/PowerOffHijack.A. Bazuar në kompaninë, virusi mund të infektojë pajisjet që përdorin versionet që gjenden prapa Android 5.0 Lollipop, transmeton ITshqip.com.

Një zëdhënës i kompanisë ka treguar që deri tani janë infektuar mbi 10.000 pajisje, ku shumica prej tyre janë në Kinë, vend në të cilin ky virus ka qenë për herë të parë prezent.

Versioni i fundit i programit kundër viruseve të kompanisë AVG mund ta zbulojë këtë virus, por kompania ende këshillon përdoruesit të largojnë baterinë nga telefoni i tyre për t’u siguruar që pajisja e tyre është e fikur.(ITshqip)