Tani ju mund të “heshtni” njerëzit në Twitter

Twitter tani zyrtarisht ka shfaqur opsionin e shumë kërkuar “Mute”. Pas testimit të këtij funksioni me një grup të vogël përdoruesish, kompania sot prezantoi opsionin Mute, i cili ju...

Tani ju mund të heshtni njerëzit në TwitterTwitter tani zyrtarisht ka shfaqur opsionin e shumë kërkuar “Mute”. Pas testimit të këtij funksioni me një grup të vogël përdoruesish, kompania sot prezantoi opsionin Mute, i cili ju lejon të “heshtni” disa përdorues në aplikacionin në platformat Android dhe iOS. Kjo funksion njëkohësisht do të paraqitet edhe në Twitter.com. Për të “heshtur” një përdorues në Twitter do të thotë që cicërimat dhe ricicërimat e tyre nuk do të shfaqen tek ti dhe ju nuk do të merrni ndonjë njoftim nga ai përdorues.

Megjithatë, pasi të “heshtni” dikë në Twitter nuk do të thotë që atyre mund t’i pengoni për të preferuar, përgjigjur apo ricicëruar  cicërimat tuaja. Por nëse dikush ju bezdisë atëherë ju nuk do të mund të shqetësoheni më nga ai/ajo . Dhe më e mira, opsioni për “heshtje” të përdoruesve nuk u tregon personave që janë të heshtur. Përfundimisht këtu është një alternativë më e sjellshme sesa të klikoni butonin për mos ndjekje të përdoruesve./itShqip

 

RELATED BY