Tani mund të bëni +1 edhe fotot në Google+

Përdoruesit e Google+ prej tani mund të vlerësojnë edhe fotogafitë, të cilat shpërndahen në këtë rrjet social sikurse përmbajtjet e tjera që mund të vlerësoheshin që më parë. Vincent...

Përdoruesit e Google+ prej tani mund të vlerësojnë edhe fotogafitë, të cilat shpërndahen në këtë rrjet social sikurse përmbajtjet e tjera që mund të vlerësoheshin që më parë.

Vincent Mo, inxhinier i fotove të Google+, njoftoi të enjten në profilin e tij se është shtuar edhe funksioni i ri për vlerësimin e fotove në rrjetin social Google+, duke klikuar në butonin +1.

Pasi një fotografi është shpërndarë nga ndonjë mik i juaji ose nga vetë ju, klikoni për ta shikuar dhe pas hapjes do ta shihni butonin +1 në fund të fotografisë në anën e majtë.

Ky funksion është shtuar edhe në aplikacionin e Google+ për iPhone dhe në ditët në vijim do të shtohet edhe në versionin e aplikacionit zyrtar të Google+ për Android.

Me funksionalitetin e saj të zgjeruar, butoni +1 i Google po duket edhe më shumë si butoni Like i Facebook. Google meriton një bravo të madhe për punën që po bën në këtë buton, i cili po arrin çdo përmbajtje.

Butoni Like i Facebook lejon të shikojnë, lexojnë dhe pëlqejnë (por kurrë nuk kanë shtuar një buton “dislike” mospëlqyes), prandaj do të jetë interesante nëse Google pas butonit +1 të sjell butonin për mospëlqim të titulluar -1./itshqip

RELATED BY