Tani mund të ngarkoni fotografi direkt në Twitter.

Twitter aktivizoi opsionin për ngarkimin e fotografive direkt në shërbimin e tyre përmes faqes së tyre. Kjo do të thotë se nuk duhet të përdorni më ueb faqet tjera...

Twitter aktivizoi opsionin për ngarkimin e fotografive direkt në shërbimin e tyre përmes faqes së tyre.

Kjo do të thotë se nuk duhet të përdorni më ueb faqet tjera përmes të cilëve postonit fotografi në Twitter, shembull TwitPic, për të cilën ky lajm është shum i keq. Tani ju mund të ngarkoni fotografi direkt përmes Twitter.com me vetëm një klikim në ikonën me kamerë poshtë fushës ku shkruani statusin tuaj.

Në fakt, ju duhet të përdorni ueb faqen e tyre për të ngarkuar fotografi në Twitter. Kjo të paktën nuk është e mundësuar për klientët e jashtëm. Megjithatë, kjo risi është më shum e dedikuar për paisjet mobile. Opsioni ishte paralajmëruar më herët së bashku me integrimin e Twitter në iOS 5, dhe tani sigurisht ngarkimi i fotografive përmes telefonave të mençur do të jetë më e lehtë për t’u përdorur.

Fotografitë e publikuara në Twitter do të kenë URL-në pic.twitter.com, kurse fotografitë do të hostohen në Photobucket./itshqip

 

RELATED BY