Tani mund të shpërndani direkt në Google+

Google ka përmirësuar butonin +1 me disa karakteristika të reja, duke përfshirë aftësinë për shpërndarje të drejtpërdrejtë nga faqet e ndryshme të internetit në Google+. “Duke filluar nga sot,...

Google ka përmirësuar butonin +1 me disa karakteristika të reja, duke përfshirë aftësinë për shpërndarje të drejtpërdrejtë nga faqet e ndryshme të internetit në Google+.

“Duke filluar nga sot, ne kemi bërë me të lehtë shpërndarjen e artikujve nga faqe të ndryshme të internetit në Google+ nëpërmjet butonit +1,” shkroi Vic Gundotra në blogun zyrtar të Google.

Në të kaluarën, përmbajtja e klikimit të butonit +1 nëpër faqe të ndryshme shfaqej vetëm në tab-in e profilit së përdoruesve, që ishte në kontrast me butonin Like të Facebook, i cili i dërgon postimet direkt në mur, tani mund të themi se butoni +1 i Google ka të njëjtin funksion si butoni Like.

Google thotë se butoni +1 është rritur shumë shpejtë që nga lansimi i tij në qershor të këtij viti. Butoni tashmë është ngulitur në më shumë se 1 milion faqe të internetit, duke përmbledhur një total prej 4 miliardë shikime në ditë. Këta janë numra mbresëlënës, por suksesi i butonit +1 do të matet me klikme, jo me shikime./itshqip

RELATED BY