Tastierat kompjuterike mund të zbulojnë sëmundjen e Parkinson-it (Video)

Është vërtetë vështirë të identifikohet sëmundja e Parkinson-it në fazat e hershme pasi që nuk ka ndonjë laborator testues për t’i diagnostikuar simptomat e tij delikate. Një grup hulumtues...

Tastierat kompjuterike mund të zbulojnë sëmundjen e Parkinson-it

Është vërtetë vështirë të identifikohet sëmundja e Parkinson-it në fazat e hershme pasi që nuk ka ndonjë laborator testues për t’i diagnostikuar simptomat e tij delikate. Një grup hulumtues nga MIT besojnë që përgjigjja qëndron në diçka që thuajse të gjithë e përdorim: tastiera kompjuterike. Ata kohëve të fundit kanë kryer një studim që vërteton se personat e prekur nga kjo sëmundje kanë një mënyrë tjetër që shkruajnë nga ata normal, transmeton ITshqip.com. Për të qenë më të saktë, hulumtuesit kanë dizajnuar një softuer për të matur se sa gjatë subjekti mbanë të shtypur ndonjë tast para se ta lëshojnë. Me anë të kësaj është kuptuar se ata që kanë të dëmtuara aftësitë motorike kanë mbajtur të shtypur më shumë tastet.

Në shumicën e rasteve, një pjesë e madhe e trurit është e dëmtuar para se kjo sëmundje të bëhet e dukshme. Një diagnostikim i më hershëm mund të iu lejojë doktorëve të krijojnë një plan strategjik për trajtim për të ngadalësuar efektin, transmeton ITshqip.com. Dëmtimi i aftësive motorike, megjithatë, nuk do të thotë shfaqje të sëmundjes së Parkinson-it. Në fakt, ky studim si objektiv kishte të vëzhgojë efektet e lodhjes, por pasi që ekipi përfundojë hulumtimin mendoi se kjo mund të jetë edhe si një mjet për të diagnostikuar sëmundjen e Parkinson-it, ku më pas u ndihmuan nga 21 pacientë për të vazhduar testimet.

Ndonëse kjo duket vërtetë premtuese, rezultatet duhet të shqyrtohen në studime edhe më të mëdha me njerëz në faza të ndryshme të kësaj sëmundje, para se doktorët të urdhërojnë pacientët për testim në të shkruar./ITshqip/

 

RELATED BY