Të gjitha risit nga konferenca e Google I/O.

Google prezentoi Google TV, dhe Android 2.2 në I/O konferencën për programerë ku ishin publikuar disa risi dhe shërbime interesante, duke perfshi këtu, shitore për ueb aplikacione si dhe...

Google prezentoi Google TV, dhe Android 2.2 në I/O konferencën për programerë ku ishin publikuar disa risi dhe shërbime interesante, duke perfshi këtu, shitore për ueb aplikacione si dhe App Engine për krijimin e aplikacioneve duke u bazuar në infrastrukturën e Google.

Kjo është lista e disa lajmeve nga dy ditët e konferencës.

– U prezentua Google TV
– FroYo është Android 2.2 i fundit që ka disa opsione të ndryshme duke u nisur nga WiFi me mundësi lidhjen e dy paisjeve nga një lidhje interneti. Android 2.2 FroYo është më i shpejt ku ka mundësi sinkronizimi të shërbimeve të Googles, Chrome shtojcave etj. Do të ketë një shletues të rri mobilerik, mbështetje për Flash 10.1 dhe Air. Do egziston poashtu edhe shitorja e Android për aplikacione, si dhe përmisim ose updates automatike të aplikacioneve. Android Aplikacionet do të mund të instalohen përmes SD kartelës, në rast që nuk ka hapësire në telefon. Telefonat do të posedojnë edhe mundësi për komanda me zë.

– U publikua Chrome Web Store, shitorja për ueb aplikacione, ku programerët do të kenë opsion për ti shitur aplikacionet e tyre.
– U publikua Google App Engine për biznese, në të cilen zhvilluesit do të kenë mundësi të krijojnë aplikacione duke u bazuar ne infrastrukturen e Google, pa patur nevoj të perkujdesen për sherbimet e tyre.
– U publikua WebM video format i cili përdor VP8 kodek. Ky format do të futet tek HTML5 dhe të gjitha videot ne Youtube do te konvertohen.
– U prezentua edhe Latitude API me të cilën zhvilluesit do të mund të krijojnë aplikacione duke shfrytëzuar lokacionin.
Google Wave tani është prezente për të gjithë.
– U prezentua edhe Google Font Directory ku zhvilluesit poashtu shum lehtë mund të shkarkojnë fonte sipas nevojave ne ueb dizajn.

Më poshtë është video nga fjalimet kyçe nga dita e parë e I/O.

RELATED BY