Tegra X1, procesori më i fuqishëm në botë nga Nvidia për vetura

Krijuesi i çipave Nvidia ka prezantuar procesorin mobil më të fuqishëm, Tegra X1, që mbështetë teraflop apo kryerjen e trilion llogaritjeve për çdo sekond. Por ky procesor nuk është...

Tegra X1, procesori më i fuqishëm në botë nga Nvidia për vetura

Krijuesi i çipave Nvidia ka prezantuar procesorin mobil më të fuqishëm, Tegra X1, që mbështetë teraflop apo kryerjen e trilion llogaritjeve për çdo sekond. Por ky procesor nuk është i nevojshëm për telefonat, tabletat apo kompjuterat Gaming, të paktën jo për tani.

Objektiv kryesor nga kompania duket të jenë veturat.

Drejtori ekzekutiv i Nvidia-së, Jen-Hsun Huang u shfaq të Dielën mbrëma në CES 2015 për të zbuluar procesorin e fuqishëm dhe të mrekullueshëm me 256 Maxwell GPU bërthama, një çip telefonik që mund të regjistrojë video 4K me 60 Hz. Huang e quajti këtë “çipi i parë super telefonik në botë.”

Bazuar në arkitekturën Maxwell GPU të Nvidia-së, çipi është thënë se funksionon më mirë sesa procesorët mobil, përfshirë procesorin A8x të lëshuar së fundmi nga kompania Apple.

Për të demostruar energjinë e këtij çipi, Huang lëshoi një Demo të pajisjes Gaming Unreal 4 duke luajtur lojën Elemental IV. Performanca dukej vërtetë e jashtëzaknoshme. Sidoqoftë, përveç shpjegimit që Huang bëri për procesorin Tegra X1 duke thënë që është procesori i parë në botë teraflop, ai shtoi se fuqia e këtij procesori mund të pëdoret edhe tek veturat.

“Ne besojmë që veturat e së ardhmës do të jenë kompjuterët më të avancuar në botë,” tha Huang, transmeton ITshqip.

Në fund, Nvidia prezantoi edhe një platformë të re kompjuterike për vetura të quajtur The Drive CX, me një kompjuter qendror të bazuar në Tegra X1. Kjo platformë do të jetë konsistente me QNX, Linux dhe sistemin e bazuar në vetura nga Android.

Bazuar në shefin ekzekutiv të Nvidia-së, Tegra X1 mund të lidhet deri në 12 kamera me kualitet të plotë HD dhe të punoj me 1.3 miliardë  piksela për sekond./itShqip

RELATED BY