Teknologjia NAND së shpejti sjell disqet SSD me 10TB

Teknologjia NAND së shpejti sjell disqet SSD me 10TB

Duke iu falënderuar një njoftimi nga Toshiba dhe Intel, disqet SSD dhe pajisjet e tjera memorizuese së shpejti do të rriten dukshëm për nga sasia dhe zvogëlohen për nga çmimi. Të dy kompanitë kanë zbuluar memori çipin “3D NAND” i cili është i krijuar me shtresa për të bartur sa më shumë të dhëna.

Kompania kineze ka thënë se ka krijuar diskun më të vogël NAND me 48 shtresa në memorie prej 16GB, transmeton itShqip.com. Në të njëjtën kohë, Micron në bashkëpunim me Intel kanë zbuluar se janë duke krijuar një çip NAND me 32 shtresa që mund të arrijë së shpejti tek disqet SSD.

E gjithë kjo do të thotë që Toshiba, Intel së bashku me Micron dhe kompanitë e tjera janë duke përdorur çipat e tyre që do të rrisin konkurrencën ndaj gjigandit Samsung, i cili kishte përdorur teknologjinë  NAND shumë kohë më parë. Ky rezultat do të dërgojë në kapacitet të lartë dhe çmim të ulët të disqeve SSD, të cilat janë duke hedhur në gjumë hardisqet./itShqip/

Related Posts