Teknologjia RFID

Çka është RFID? RFID është një teknologji e cila na rrethon çdo ditë. Gjendet në kredit kartela, pasaporta, si dhe në shumë produkte tjera që ne blejmë. Madje shumica...

rfid foto kryesore

Çka është RFID?

RFID është një teknologji e cila na rrethon çdo ditë. Gjendet në kredit kartela, pasaporta, si dhe në shumë produkte tjera që ne blejmë. Madje shumica e kafshëve shtëpiake kanë të vendosur çipa RFID.
Teknologjia RFID kryesisht është një etiketë me shirita elektronikë që mund të jenë shumë të vogël. Një lexues nga afër mund të përdorë radio valët dhe të lexoj etiketën RFID pa ndonjë kontakt vizual.

rfid foto 2

Si punon teknologjia RFID?

RFID përdoret për identifikimin e frekuencave të radios. Një çip i vogël, i njohur si etiketë RFID, bashkëngjitet apo implementohet në një objekt. Kjo etiketë përmban informata që mund të lexohen në një linjë të shkurtër përmes radio valëve. Çipi dhe lexuesi nuk preken ndërmjet vete.

Disa etiketa RFID mund të mbushen nga një bateri, por shumica e etiketave RFID nuk furnizohen vetë. Ato mbushen me energji nga një fushë elektromagnetike të krijuar nga lexuesi.

Me fjalë të tjera, shumica e etiketave RFID qëndrojnë të plogët/inertë gjatë gjithë kohës.
Kur një lexues të afrohet afër tyre ose tundet mbi ta, lexuesi prodhon mjaft energji për të lexuar të dhënat në etiketë. Kjo funksionon ngjashëm me teknologjinë NFC.

rfid lopa

Përdorimi i etiketave RFID

Etiketat RFID mund të zëvendësojnë Bar Code dhe QR Code, pasi që një Bar Code mund të lexohet vetëm nëse lexuesi mund ta shoh vizualisht barkodin. Etiketat RFID mund të lexohen nëse lexuesi është në afërsi, edhe nëse barkodi është i errësuar apo pengohet për t’u parë.

Etiketat RFID mund të përdoren për ndjekjen e pakove postare apo ngarkesave në depo. Këto etiketa mund të përmbajnë informata ndjekëse ose vetëm një kod të veçantë për identifikim.

Pasaportat moderne në shumë vende, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, përdorin çipat RFID. Kur ju kaloni kufirin, agjenti kufitar mund të skanojë pasaportën dhe makina mund të lexojë të dhënat nga çipi RFID.

Gjithashtu, çipat RFID mund të përdoren edhe në kredit kartela. Kur ju vendosni një kredit kartelë për të paguar diçka, makina lexon çipin RFID të ngjitur në kartelë. Po ashtu, këto etiketa përdoren edhe në sistemet transportuese, dhe në kartelat për qasje sigurie. Ato mund të lexohen nga makinat e posaçme shumë shpejtë.

Shumica e shtëpive që mbajnë kafshë shtëpiake kanë çipat RFID të ngjitur në ta. Nëse qeni apo macja juaj kanë të vendosur këta çipa, që janë vërtetë të vogël dhe të vendosur mbi supe.

Ky çip i vogël nuk përdorë asgjë dhe as nuk konsumon energji. Nëse kafsha juaj shtëpiake humbet, veterinarët ose shtëpitë strehimore të kafshëve mund të lexojnë çipin e tyre me një lexues RFID. Çipi ka një numër të veçantë identifikimi të ngjitur në të, dhe veterinari apo strehimoret mund të ju lajmërojnë për adresën se ku është kafsha juaj që bart atë shifër të veçantë. Kafsha juaj shtëpiake mund të kthehet, edhe nëse ajo nuk bart ndonjë qafore apo informacion identifikues. Kjo nuk është magjike, nuk stimulon GPS dhe mund të ju sigurojë detajet kontaktuese tek kompanitë e këtyre çipave të vegjël. Teknika të ngjashme mund të përdoren për të lidhur një shifër të veçantë identifikuese edhe në kafshët tjera, një çip RFID i vogël është përdorur edhe për të ndjekur lëvizjet e milingonave.

pasaporta biometrike shqiptare

Siguria dhe Privatësia

Hajdutët e identitetit mund të lexojnë të njëjtat informata nga një pasaportë që përdorë etiketë RFID, ose një kartelë që ofron qasje sigurie me një çip RFID. Në vitin 2006, një pasaportë holandeze ishte lexuar nga dhjetë metra larg. Kjo bënë që shumë njerëz të blejnë bllokues të etiketave RFID dhe t’i vendosin në kuletat e tyre, në mbajtëset e kartelave apo pasaportave.

Kjo punon thjeshtë duke vendosur një material nga metali që bllokon radio valët e ndonjë lexuesi RFID. Shumë njerëz të tjerë brengosen se etiketat RFID mund të përdoren për të ndjekur lëvizjet e njerëzve. Ndoshta çipat RFID në produktet që ne blejmë ose në kartelat e kreditit mund të ndiqen nga lexuesit në lokacione të ndryshme që ne mund të lëvizim. Në vitin 2013, një kompani kishte përdorur shportat e mbeturinave rreth qytetit të Londrës për të mbledhur informacione për telefonat e mençur në afërsi dhe për rrjetin Wi-Fi. Ato përdorën këto informacione për të ndjekur njerëzit rreth qytetit të Londrës.

Megjithatë, nuk keni përse të frikësoheni dhe të izoloni pajisjet tuaja si pasaportat apo kredit kartelat me materiale të ndryshme. RFID është njëra prej mënyrave që teknologjia ka bërë jetën më të lehtë, por ajo mund të çojë deri në probleme të reja sigurie dhe privatësie. Kjo është diçka që mund të ju bëjë të vetëdijshëm për pasojat.

RFID mund të përdoret për qëllime të tjera në të ardhmen. Një ide e vjetër tregon që RFID mund të përdoret për të bërë pazar. Në rast se shkoni në ndonjë dyqan ushqimor dhe vendosni të gjitha gjërat që dëshironi të blini në shportë, ku çdo produkt ka çipin RFID të vendosur, atëherë ju mund të mbaroni pazarin dhe të largoheni nga dyqani pa pasur nevojë të skanoni çdo produkt tek arka, pasi që lexuesi RFID mund të lexojë të gjitha etiketat RFID dhe t’i llogarisë ato ku më pas ju vetëm do të merrni faturën dhe të bëni pagesën. Ndoshta jemi shumë larg nga kjo, por teknologjia RFID posedon këtë aftësi./itshqip.com

RELATED BY