Telefonat e menqur HTC me te mir se sa Iphone 4G?

Me të gjithë këto modele të reja të telefonave të mençur që jan duke u lansuar ne tregun e sotëm, lind pyetja: Cili telefon ka sistemin operativ më të...

Me të gjithë këto modele të reja të telefonave të mençur që jan duke u lansuar ne tregun e sotëm, lind pyetja: Cili telefon ka sistemin operativ më të mirë dhe pse? E pra, një numër i caktuar i njerëzve thonë se sistemi operativ i gjeneratës së ardhshme të iPhone 4G do të jetë inferior ndaj sistemit operativ Android. Një nga njerëzit që është duke pretenduar të kundërten është Tobi Raikkonen nga OZCAR.

iPhone 4G mund të duket perfekt  me 80GB hapësirë dhe me kamerën e përparme, por shumë njerëz janë të zhgënjyer nga telefoni i ri. Arsyeja kryesore për pakënaqësi është funksioni i reklamimit në iPhone 4G. Kush do të donte të shikonte iAds në iPhone-in e tyre? A nuk jemi lodhur me reklamat që ne i shohim në TV, në internet dhe në radio? Unë nuk e di për ju, por unë me siguri jam lodhur.

Madje përveq reklamave të mërzitshme, disa njerëz pretendojnë se Iphone 4G është një kopje e HD2 HTC, dhe se ata më parë do mbanin origjinalin se sa një kopje të origjinalit. Dihet se Apple ka qenë gjithmonë unike ne hartimin dhe modelin e produkteve të saj dhe vështir të besohet se Apple do ta kopjonte dikënd, megjithatë çdo gjë është e mundur.

Dhe arsyeja e fundit pse njerëzit preferojnë Android para iPhone është se telefonat me Android kanë kamera 8MP ndërsa  iPhone 4G  ka kamerën vetëm 5MP. Por gjithsesi mbetet të shihet nëse kto pretendime janë të vërteta pas lansimit në treg të gjeneratës më të re të Iphone.

RELATED BY