Telefonat e zgjuar kanë tejkaluar kompjuterët

Canalys, një kompani hulumtuese publikoi një raport në të cilën thuhet se numri i shitjeve të telefonave të zgjuar është më i madh se numri i atyre për kompjuterët...

Canalys, një kompani hulumtuese publikoi një raport në të cilën thuhet se numri i shitjeve të telefonave të zgjuar është më i madh se numri i atyre për kompjuterët personal.

Sipas Canalys, në vitin 2011 ishin porositur 488 milionë telefona të zgjuar, përderisa numri i kompjuterëve personale ishte 415 milionë. Interesante në këtë raport është ajo që kjo kompani hulumtuese ka futur tek numri i kompjuterëve personal edhe numrin e atyre të tablet kompjuterëve.

Numri i telefonave të zgjuar në vitin 2011 është rritur për 62,6 përqind përdallim nga viti i kaluar(2010).

Apple me 93 milionë telefona të zgjuar iPhone është prodhuesi kryesor i telefonave të zgjuar. Android prodhuesit së bashku të gjith kanë shitur 238 milionë telefona të zgjuar vetëm në vitin 2011, ose 48,8 përqind nga i gjith tregu. Apple në vitin 2011 ka poseduar 19,1 përqind nga tregu, përderisa në vendin e tretë ndodhej Symbian me 16,4 përqind ose 80,1 milionë telefona të zgjuar të shitur.

Kur bëhet fjalë për kompjuterët personal, shitjet e tyre në vitin 2011 janë rritur për 14,8 përqind krahasuar me vitin 2010, por kjo nuk është asgjë nëse marrim parasysh numrin e tabletëve në vitin 2011 ku është rritur prej 237,2 përqind.

Në viitin 2011 janë shitur 209,6 milionë laptop kompjuterë dhe 112,4 milionë dekstop kompjuterë./itshqip

via PCMAG

Categories
Lajme

Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruaj, është një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY