Telefonat me Project Ara nga Google debutohen në vitin e ardhshëm

Google ka zbuluar disa detaje të reja rreth planit për Project Ara, projekt i cili ka të bëjë me zhvillimin e një telefoni të mençur me sistem operativ Android....

Telefonat me Project Ara nga Google debutohen në vitin e ardhshëm

Google ka zbuluar disa detaje të reja rreth planit për Project Ara, projekt i cili ka të bëjë me zhvillimin e një telefoni të mençur me sistem operativ Android.

Konferenca e mbajtur të martën, ka për qëllim të ju jap zhvilluesve disa sqarime se si ata mund të fitojnë nga kjo platformë dhe ju shtjellon rreth udhëzimëve të bërë javën e kaluar kur Google lëshojë Module Developers Kit (MDK).

Paul Ermenko, kreu i Project Ara, tha se dy apo më shumë konferenca janë planifikuar të mbahen gjatë vitit, kryesisht gjatë muajit Korrik dhe Shtator, ndërsa telefoni i mençur pritet të fillojë shitjet në Janar të vitit të ardhshëm. Sistemi operativ Android do të përditësohet në muajin Dhjetor, para debutimit të telefonit në mënyrë për të mbështetur komponentet modulare të Project Ara.

Telefonat me Project Ara nga Google debutohen në vitin e ardhshëm1

Eremenko tha se telefoni i parë i lëshuar do të jetë ngjyrë gri dhe do të quhet Gray Phone, i cili do ju kushtojë zhvilluesve vetëm 50 dollarë për ta krijuar. Sidoqoftë, ai nuk tregojë rreth çmimit përfundimtar. Telefoni është dizajnuar për qëllim që ju të shtoni pjesë telefonit sipas dëshirës, tha Ermeneko.

Përdoruesit do jenë në gjendje të krijojnë pamijen e telefonit të tyre sipas dëshirës. Për shembull, përdoruesit mund të importojnë imazhe të ndryshme në Konfiguratorin e Ara-së, i cili do krijojë një dizajnë duke u bazuar në ngjyrat e fotos së importuar. Gjithashtu, do jenë në gjendje të krijojnë struktura 3D duke e përshtatur pajisjen me sipërfaqen. Këto struktura janë të dizajnuara në atë mënyrë që lehtësishtë mund të largohen dhe të zëvendësohen, kështu që përdoruesit mund t’i ndryshojnë ato kur ata dëshirojnë një dizajn të ri.

Telefonat me Project Ara nga Google debutohen në vitin e ardhshëm2

Ndryshe nga telefonat e mençur të përditshëm, të cilët përdoruesit i ndrrojnë më së shumti qdo dy vite, Ermenko tha se Google pretendon që pajisjet me platformën Ara do mund t’i ndrroni brenda pesë apo gjashtë viteve./itShqip

RELATED BY