Telefoni i ardhshëm i LG-së i motorizuar nga NUCLUN

LG ka prezantuar një çip me tetë bërthama NUCLUN, procesor i ndërtuar për performancë të lartë dhe konsumim të vogël të energjisë. Ky çip do të debutohet tek pajisja...

Telefoni i ardhshëm i LG-së i motorizuar nga NUCLUN

LG ka prezantuar një çip me tetë bërthama NUCLUN, procesor i ndërtuar për performancë të lartë dhe konsumim të vogël të energjisë.

Ky çip do të debutohet tek pajisja e ardhshme e kompanisë, G3 Screen, një telefon 5.9 inç, i ngjajshëm me pajisjen e famshëme të LG G3.

LG thotë se përdorë katër bërthama nga 1.5GHz dhe katër bërthama me 1.2GHz, numër i bërthamave që në mënyrë dinamike përshtat perfomancën dhe jetëgjatësin e baterisë.

” NUCLUN hapi një kapitull të ri në historin e kompanisë LG duke sjellur risi në industrinë mobile… kjo do të na jap një fleksibilitet shumë të mirë në strategjinë tonë mobile,” tha shefi i LG-së, Jong Seok Park.

Mbetet vetëm të shikohet nëse çipi NUCKLUN i LG-së do të bëjë bujë në pajisjen e re të kompanisë tek dyqanet në SHBA./itShqip

RELATED BY