Telefoni më i hollë në botë Vivo X5 Max fillon shitjet me 22 Dhjetor

Kompania kineze Vivo zyrtarisht prezantoj Vivo X5 Max, një telefon i mençur shumë i hollë me vetëm 3.98mm, madhësi që e bënë të jetë telefoni më i hollë në...

Telefoni më i hollë në botë, Vivo X5 Max fillon shitjet me 22 Dhjetor1

Kompania kineze Vivo zyrtarisht prezantoj Vivo X5 Max, një telefon i mençur shumë i hollë me vetëm 3.98mm, madhësi që e bënë të jetë telefoni më i hollë në botë duke mposhtur edhe Oppo R5, që është 0.10mm më i trashë.

Vivo në të vërtetë preku edhe në disa qoshe të tjera për të përfunduar me sukses qëllimin. Kompania ka dizajnuar një pllakë amë që është vetëm 1.7mm e hollë, duke përdorur një ekran të veçantë dhe shumë të hollë (1.36mm), si dhe altopolantët më të hollë në botë deri tani me 2.45mm. Ajo që e bënë edhe më mbresëlënës është fakti që Vivo X5 Max ka dy hapsira për SIM karta.

Vivo X5 Max ka ekran SuperAMOLED me madhësi 5.5 inç dhe 1080 piksela, përdor procesor me tetë bërthma 1.7GHz Qualcomm Snapdragon, 2GB RAM dhe 16GB hapsirë për akumulimin e të dhënave. Kamera frontale është 5 megapiksel, kurse ajo mbrapa është 13 megapiksel, ndërsa platforma mobile është Funtouch 2.0 i bazuar në Android 4.4.4.

Ky telefon i mençur me çmim prej 486 dollarëve fillon shitjet më 22 Dhjetor në Kinë./itShqip

RELATED BY