Telefoni i Facebook, vitin e ardhshëm në partneritet me HTC

Sipas AllThingsD, telefoni është koduar me emrin Buff, do të mbështesë HTML 5 dhe do të drejtohet nga një version i modifikuar i Android. Sipas raportit, Facebook ka pasur...

Sipas AllThingsD, telefoni është koduar me emrin Buff, do të mbështesë HTML 5 dhe do të drejtohet nga një version i modifikuar i Android.

Sipas raportit, Facebook ka pasur oferta për këtë telefon nga shumë kompani, por tani ka vendosur të bashkëpunoj me HTC.

Facebook dhe HTC nuk kanë pranuar të komentojnë për telefonin e Facebook, por një zëdhëndës ka deklaruar: “Strategjia e celularëve është e thjeshtë. Ne mendojmë se çdo pajisje e lëvizshme është më e mirë në qoftë se ajo është thellësisht e socializuar. Ne jemi duke punuar ne të gjitha industritë e celularëve, me operatorët, prodhuesit e harduerit, ofruesit e SI (sistemeve operative), dhe zhvillues të aplikacioneve për të sjellë përvojë të fuqishme sociale për të gjithë njerëzit e botës.”

Gjigandi i rrjeteve sociale aktualisht ka dy aplikacione zyrtare për pajisjet e Apple dhe për platformën Google Android.

Ndërsa, asnjë koment nuk është bërë zyrtar për telefonin e Facebook, shumica e shkrimtarëve të teknologjisë besojnë se telefoni i Facebook do të shfaqet vitin e ardhshëm./itshqip

RELATED BY