Telefoni i mençur nga Lamborghini do të kushtoj 6.000 dollarë

Fjala “Lamborghini” ju bën të mendoni për vetura të shtrenjta, por kompania ka sjellur një produkt tjetër po me të njëjtin emër dhe njëkohësisht edhe me çmim luksoz. 88...

Telefoni i mençur nga Lamborghini do të kushtoj 6.000 dollarë

Fjala “Lamborghini” ju bën të mendoni për vetura të shtrenjta, por kompania ka sjellur një produkt tjetër po me të njëjtin emër dhe njëkohësisht edhe me çmim luksoz.

88 Tauri është telefoni i mençur i fundit nga grupi Tonino Lamborghini që vjen me një çmim ekstravagant prej 6.000 dollarëve. Vetëm 1.947 pajisje do të prodhohen – numër i zgjedhur nga ditëlindja e themeluesit që gjendet prapa makinave Lamborghini.

88 Tauri është një pajisje me ekran 5 inç, procesor katër bërthamor me nga 2.3 GHz, hapsirë për akumulimin e të dhënave prej 64GB dhe 3GB RAM. Kamera me 20 megapiksel është ajo që e bën edhe më tërheqës, së bashku me 8 megapiksel kamerë frontale.

Telefoni është në dispozicion me lëkurë originale në ngjyrë të zezë, kaltërt, kuqe, portokalli dhe kaftë. Megjithëse ky produkt mund të jetë i shtrenjtë dhe i famshëm, kompania ka zgjedhur që të lansojë telefonin e mençur më vonë gjatë këtij muaji./itShqip

 

RELATED BY