Temple Run 2 arrin 50 milionë shkarkime

Temple Run 2 , nga Imangi Studio është njëra prej lojërave më të mëdha mobile e cila theu rekordin prej 50 milion shkarkime brenda 15 ditëve në iOS ,...

tr2

Temple Run 2 , nga Imangi Studio është njëra prej lojërave më të mëdha mobile e cila theu rekordin prej 50 milion shkarkime brenda 15 ditëve në iOS , Android dhe Kindle .

Më parë ishte Angry Birds Space e cila arriti 50 milionë shkarkime por brenda 35 ditëve kryesisht gjatë muajit prill të vitit të kaluar.

Së pari Temple Run 2 ishte në dispozicion vetëm për App Store dhe më 16 Janar arriti vendin e parë në list me 6 milionë shkarkime të arritura brenda 24 orëve .

Temple Run 2 , një javë më vonë ishte në dispozicion edhe për Google Play dhe Amazon .Aktualisht është në vendin e parë në Google Play tek aplikacionet falas duke marrur më shumë se 120.000 shikime dhe vlerësim 4.5 .

Keith Shepherd, bashkë themeluesi i Imagni Studios dha një deklaratë duke thënë ” Temple Run ka arritur diqka më të madhe se që ne kishim parashikuar , ne jemi të kënaqur që Temple Run 2 është pëlqyer kaq shumë brenda një periudhe të shkurtër ” .

Temple Run 2 ka një grafik të re , karaktere tjera , kompetenca të veqanta për qdo karater dhe pengesa të reja ./ITshqip

RELATED BY