Temple Run për Android, më 27 Mars?

Sigurisht se e dini çka është Temple Run? Loja unike që po mahnit të gjithë poseduesit e iPhone, bile edhe ata të Android, por fati i poseduesve të iPhone...


Sigurisht se e dini çka është Temple Run? Loja unike që po mahnit të gjithë poseduesit e iPhone, bile edhe ata të Android, por fati i poseduesve të iPhone erdhi edhe për përdoruesit e Android-it.

Temple Run ishte shkarkuar nga 6 për qind e popullsisë së Amerikës, kur përdoruesit e Android rrinin duarkryq dhe pritnin kur ndonjëri prej shokëve të tyre të lodhej duke luajtur e t’ia ipte të paktën një lojë Temple Run në iPhone.

Ndërsa e gjithë kjo do të ndryshoj kur zhvilluesit e lojës Temple Run ta lansojnë versionin për Android. Sipas kompanive të ndryshme të lojrave, pritet që Temple Run të thyej rekorde të reja dhe të afrohet tek suksesi i Angry Birds./itshqip

RELATED BY