Tesco dërgon një Galaxy S6 në hapësirë për të festuar lansimin

Tesco dërgon një Galaxy S6 në hapësirë për të festuar lansimin1

Tesco ishte i etur për të shënuar lansimin e pajisjes Samsung Galaxy S6 me një goditje sa më të fortë, dhe për këtë ka dërguar një njësi të pajisjes në hapësirë. I lidhur në një balonë speciale, telefoni është shoqëruar nga tri kamera GoPro për të monitoruar çdo lëvizje.

DCIM101GOPROG0011240.

E lansuar nga një vend ende i pazbuluar, balona ka arritur një distancë prej 32.5km ndaj tokës duke arritur t’i mbijetojë erës me shpejtësi 160km/h dhe temperaturave të ulëta deri në -57 gradë Celsius, transmeton ITshqip.com. Ju mund të ndiqni udhëtimin e telefonit Galaxy S6 në kanalin zyrtar në YouTube të Tesco-së duke filluar nga nesër prej orës 11:00. Transmetimi është i drejtpërdrejtë, por do të qëndrojë privat deri kur të vije koha e caktuar.

Megjithatë, nuk është kjo e tëra, një element tjetër në lidhje me këtë eveniment i mundëson një personi që bënë një post në rrjetin social Twitter me hashtag-un “DROP” dhe “#S6EdgeOfSpace” në momentin e njëjtë me kohën kur shpërthen balona, do të fitojë një telefon nga Tesco.E njëjta gjë do të ndodhë edhe me kohën kur telefoni të prek tokën, por në këtë rast duhet përdorur hashtag-u “LAND”./itShqip

CategoriesTags

Related Posts