Thashethemet rreth Android 4.5/5

Versioni i ardhshëm i sistemit opeartiv nga Google, Android, pritet që së shpejti do të lansohet, por a do të jetë Android 5 apo Android 4.5 ende nuk është...

Thashethemet rreth Android 4.55

Versioni i ardhshëm i sistemit opeartiv nga Google, Android, pritet që së shpejti do të lansohet, por a do të jetë Android 5 apo Android 4.5 ende nuk është e ditur.

Android 5 ishte pritur të lëshohet vitin e kaluar, por me lansimin e Android 4.4 KitKat, ky pretendim ishte thyer. Android 4.4 KitKat ishte lansuar në fund të muajit Shtator dhe ishte debtuar më 31 Tetor së bashku me Google Nexus 5.

Sidoqoftë, njëra prej pyetjeve më të mëdha është se në cilat pajisje do të debutohet verisoni i ardhshëm i Android-it. Sipas disa thashethemeve, pajisjet Nexus 8 dhe Nexus 10 do të marrin këto përditësime dhe se versioni i ardhshëm i Android-it do të jetë vetëm për tableta.

Po ashtu, për Android 4.5 ka shumë polemika rreth numrit të madh të funskioneve që do të sjell, dhe që njëri prej tyre mendohet të jetë Babble.

Babble është një ndërplatformë e kompanisë Google e cila sjell të gjitha shërbimet për bashkëbisedim duke përfshirë shërbimet Talk, Hangout, Voice, Messenger, Chat për Google Drive dhe Chat në Google+. Vitin e kaluar kemi parë shumë foto dhe lajme ku është thënë se Babble ishte në testim, megjithatë ende nuk dihet se a do vijë në versionin e ardhshëm të Android-it. Gjithashtu funksionet e tjera që do të vijën mendohet se kanë të bëjnë me fitnes.

Midis muajit Prill është lëshuar një foto e cila pretendohet që i përket versionit të ardhshëm të Android-it. Në foto shihet një rregullim i përgjithëshëm i pamjes së Android-it duke përfshirë edhe dizajnin e ikonave.

Sidoqoftë, të gjitha këto janë disa thashetheme rreth versionit të ardhshëm të Android-it, por se a janë të vërteta do kuptohet së shpejti./itShqip

RELATED BY