Thuani lamtumirë Windows 7-it

Microsoft ka ndaluar së shituri versionet për konsumator të Windows 7 Home Basic, Premium dhe Ultimate për kompanitë e kompjuterëve. Pas ndaljes së furnizimit, ju nuk do të jeni...

Thuani lamtumirë Windows 7-it

Microsoft ka ndaluar së shituri versionet për konsumator të Windows 7 Home Basic, Premium dhe Ultimate për kompanitë e kompjuterëve. Pas ndaljes së furnizimit, ju nuk do të jeni në gjendje për të blerë ndonjë kompjuter me atë softuer të instaluar.

Vetëm Windows 7 Professional ka shpëtuar, kështu që bizneset që kanë nevojë për kompjuterët me Windows 7 nuk duhet shqetësuar – të paktën edhe vitin e ardhshëm.

Ky ndryshim ka efekt tek kompanitë që ndërtojnë kompjuterë. Microsoft kishte ndaluar shitjen e paketave Windows 7 qysh në 2013, por tani edhe kompanitë orgjinale nuk do të ofrojnë lisencë për Windows 7, që do të thotë se nuk mund të ndërtojnë kompjuterë me sistem operativ Windows 7 pa pagesë.

Thuani lamtumirë Windows 7-it1

Windows 8 ishte një dështim i madh për kompanitë, duke mos pasur mbështetjen nga bizneset dhe duke u tallur nga përdoruesit. Njëra prej ankesave më të mëdha ishte mungesa e Star Menu.

Windows 10, përmirësimi i ardhshëm i Microsoft-it në sistem operativ, pritet të lansohet vonë gjatë vitit 2015. Kjo është një shenjë që kompania është duke u përgaditur për ndryshim. Një version paraprak i këtij softueri është shkarkuar nga 1 milionë përdorues gjatë dy javëve të para, sipas njoftimit nga kjo platformë.

Mbështetja e përditshme e Microsof-it për Windows 7 do të përfundojë në fund të Janarit të vitit 2015./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY