Toshiba lanson 5TB HDD me shpejtësi 7200 RMP

Toshiba zyrtarisht ka lansuar HDD-në 5TB me shpejtësi 7200rpm. I dizajnuar për serverë të rangut mesatar, Toshiba ka sjellur serinë MG04 të disqeve me 1TB, 2TB, 3TB, 4TB dhe...

Toshiba zyrtarisht ka lansuar HDD-në 5TB me shpejtësi 7200rpm. I dizajnuar për serverë të rangut mesatar, Toshiba ka sjellur serinë MG04 të disqeve me 1TB, 2TB, 3TB, 4TB dhe 5TB.

Toshiba lanson 5TB HDD me shpejtësi 7200
Seria MG04 e këtyre hard disqeve vjen me shpejtësi 7200rpm dhe 64MB ose 128MB depo të fshehtë. Natyrisht, që  hard disqet  shfrytësojnë energji më shumë por edhe janë më efikas. Energjia maksimale që mund të përdoret gjatë përdorimit është deri në 11.3W, ndërsa  kur është duke pushuar përdorë rreth 6W ose 6.2W.

Duke kërkuar informata më shumë rreth kësaj serie të hard disqeve, ne gjetëm se këto disqe mbështesin teknologjinë e fundit të avansuar 4K, e cila ju ndihmon të ruani të dhënat nëse papritmas ndalet energjia elektrike.

Toshiba do të fillojë shitjen e këtyre hard disqeve gjatë këtij muaji, por çmimi i tyre ende nuk është zbuluar. Gjithashtu Western Digital dhe Seagate janë duke punuar në hard disqe me kapacitet të lartë deri në 6TB, kështu që Toshiba nuk do të qëndrojë gjatë në krye./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY