Toshiba sjell tri kamera të reja për telefonat Project Ara

Kompania Toshiba, e cila është në partneritet me gjigandin kërkimor Google në projektin për telefonat e mençur modular, së fundmi ka prezantuar kamerat e reja modulare për prototipin e...

Toshiva sjell tri kamera për telefonat Project Ara

Kompania Toshiba, e cila është në partneritet me gjigandin kërkimor Google në projektin për telefonat e mençur modular, së fundmi ka prezantuar kamerat e reja modulare për prototipin e fundit nga Project Ara.

Këto kamera ofrojnë 5 megapiksel për pjesën frontale të pajisjes, ndërsa 13 megapiksel për pjesën prapa. Moduli me kamerë 13 megapiksel ofron tani një kamerë më të ndritshme dhe më me rezolucion të lartë, thuajse të ngjashëm me atë që Google kishte premtuar.

Project Ara nga Google është më afër se kurrë për të sjellur telefonat e mençur modular tek konsumatorët. Qëllimi i këtij projekti është që përdoruesit të kenë mundësin të ndërrojnë çdo komponentë tek pajisja e tyre, dhe jo të gjithë pajisjen e tyre për vetëm një komponentë.

Modulet e reja nga Toshiba janë në dispozicion për versionin Spiral 2, që u zbulua në një konferencë të mbajtur në muajin Janar, transmeton itShqip.com. Përveç prototipit Spiral 2, Google planifikon të krijojë edhe Spiral 3 para se këta telefona modular të jenë në dispozicion në Puerto Rico në vitin e ardhshëm.(ITshqip)

RELATED BY