Tregu i zi Silk Road rikthehet, por jo përmes Tor

Dyqani për mallra ilegale, Silk Road, pas një periudhe të shkurtër mungese, pasi FBI e mbylli atë rikthehet përsëri. Kësaj radhe rikthehet si Silk Road ReLoaded i cili për dallim...

silkroad

Dyqani për mallra ilegale, Silk Road, pas një periudhe të shkurtër mungese, pasi FBI e mbylli atë rikthehet përsëri. Kësaj radhe rikthehet si Silk Road ReLoaded i cili për dallim nga versionet e mëparshme nuk fshehët pas Tor, por pas I2P rrjetit për anonimitet. Përveç bitkoinave janë shtuar edhe disa monedha tjera virtuale në mesin e tyre edhe Dogecoin.

Megjithatë faqja e re duket se nuk është e lidhur me versionin e mëparshëm të Silk Road, por thjeshtë është duke tentuar të shfrytëzojë emrin e njohur për popullaritet më të madh të dyqanit. Përveç këtij uebi janë shfaqur edhe disa faqe tjera të cilat tentojnë të pushtojnë hapësirën e zbrazët të lënë nga faqja më e famshme për mallra ilegale.

Pasi FBI bëri disa bastisje në faqet të cilat fshiheshin pas Tor, duket se kriminelët vendosën të ndryshojnë platformën. Në vend se të përdorin Tor ata tani përdorin një softuer tjetër i cili quhet I2P, dhe i cili ekziston që nga viti 2003 dhe është i ngjashëm me TOR, nga ku premtohet anonimitet në internet. Por, ekziston edhe versioni i dyqanit i cili mund të hapet edhe nga shfletuesit e zakonshëm, thotë Wired transmeton ItShqip.com.

Silk Road, Silk Road 2, dhe tani edhe Silk Road Reloaded janë ndoshta treguesit më të mirë se nuk ka rëndësi se sa shumë faqe ose dyqane online për mallra ilegale janë mbyllur, ato përsëri zëvendësohen çdo herë e më shumë me faqe tjera të reja. Kjo nuk është për tu habitur, ngase bëhet fjalë për të ardhura të pabesueshme, gjë e cila i tërheq kriminelët. Shembull pronari i mëparshëm i Silkroad, Dread Pirate Roberts, nga komisionet e shitjeve kishte fituar mbi 80 milion dollarë. Gjyqi për te është duke vazhduar./ItShqip.com

RELATED BY