Tri alternativa falas për Siri

Nuk do të merrni një iPhone 4S për fundvit? Mos u shqetësoni – ka aplikacione tjera në treg që njohin zërin dhe që mund të qëndrojnë si Siri me...


Nuk do të merrni një iPhone 4S për fundvit? Mos u shqetësoni – ka aplikacione tjera në treg që njohin zërin dhe që mund të qëndrojnë si Siri me kontrollimin e zërit në pajisjen tuaj. Në fakt, disa nga këto aplikacione janë në dispozicion për Android dhe BlackBerry. Kontrolloni tri alternaivat e mëposhtme për Siri.

  • Vlingo – Merr komandat zanore për të bërë thirrje, për dërgim të SMS-ve, e-mail, kërkim në internet dhe mund të merr drejtime, ai bën diçka që Siri nuk mund ta bëjë, mund të rinovoni llogaritë tuaja në Facebook e Twitter me anë të zërit dhe me të vërtetë punon.
  • Dragon Go – Në dispozicion për iPhone dhe iPod Touch dhe përdoruesit e iOS 4x, ky aplikacion punon në mënyrë të ngjashme si Siri, në marrjen e komandave dhe interpretimin e tyre përmes zërit tuaj. Ju mund të pyesni për drejtime, hartim të e-mail ose SMS, dhe shfaqje të filmave të ardhshëm në zonën tuaj duke ju drejtuar në uebfaqet e internetit.
  • Google – Aftësia e Google Mobile’s Voice ju lejon të gjeni informacione në dispozicion në kërkim. Për shembull, ju mund të kërkoni me zërin tuaj filma, foto, uebfaqe, restaurante, dhe shumë të tjera./itshqip

RELATED BY