Turqia bllokon qasjen në YouTube

Vetëm një javë pasi bllokoi qasjen në Twitter, Turqia tani ka bllokuar edhe qasjen në faqen më të madhe për video në botë, YouTube. Qytetarët e Turqisë, treguan se...

Turqia bllokon qasjen në YouTube

Vetëm një javë pasi bllokoi qasjen në Twitter, Turqia tani ka bllokuar edhe qasjen në faqen më të madhe për video në botë, YouTube.

Qytetarët e Turqisë, treguan se bllokimi është bërë rreth orës 10:30. Ky bllokim është udhëzuar për t’u bërë pas ngarkimit të një video në YouTube e cila përmbante një takim sigurie, raporton Hurriyet Daily News.

Video e cila supozohet të jetë regjistrim zëri i një takimi me shefin e shërbimit sekret të Turqisë, ministrit të jashtëm dhe kreun e forcave ushtarake ka të bëjë me një bisedë ku është përfolur për operacionet e mundshme ushtarake kundër Sirisë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Turqia ka bllokuar YouTube, pasi që këtë e ka bërë edhe në vitin 2007, pas disa gjykimeve të Mustafa Kemal Ataturk, të cilat ishin postuar në këtë faqe.

Pas bllokomit të rrjetit social, Twitter, Erdogani kishte kërcënuar që të bllokonin edhe rrjetin më të madh social, Facebook, pastaj edhe YouTube./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY