Turqia zhbllokon Twitter-in

Truqia zyrtarisht njofton se ka zhbllokuar rrjetin social Twitter, bazuar në disa raporte. Qeveria konfimroi se ata zhbllokuan Twitter-in pasi që gjykata kushtetuese tha se ky bllokim ishte ilegal,...

Turqia zhbllokon Twitter-in

Truqia zyrtarisht njofton se ka zhbllokuar rrjetin social Twitter, bazuar në disa raporte.

Qeveria konfimroi se ata zhbllokuan Twitter-in pasi që gjykata kushtetuese tha se ky bllokim ishte ilegal, më pas qeveria urdhëroi të zhbllokonin rrjetin social.

Disa minuta pas lajmit, disa banor të Turqisë filluan të shkruanin në Twitter, duke konfirmuar se zhbllokimi u bë me sukses dhe që qdo banor i Turqisë mund të ketë akses për t’u kyqur në këtë rrjet social.

Gjykata kushtetuese vendosi të Mërkuren se bllokimi shkel të drejtat e fjalës së lirë, gjë e cila është ilegale sipas kushtetutës turke.

Gjykata dha vendimin tek autoritet e telekomunikacionit të Turqisë si Transporti Turk dhe Ministria e Komunikimit, duke kërkuar tek autoritetet të ndjekin urdhërinë.

Pas zhbllokimit, banorët e turqisë hynë në Twitter dhe festuan zhbllokimin si fitore e lirisë së shprehjesë dhe fjalës së lirë.

Twitter-i u bllokua në Turqi më 20 Mars, kur kryeministri Erdogani urdhëroi që t’a “zhdukin” atë.

Një javë më vonë, qeveria bllokoi edhe qasjen në YouTube, si pasaj e regjistrimeve të publikuara në këtë uebfaqe që kishin pretenduar se video kishte të bëjë me një takim të nivelit të lartë qeveritar që ishin duke diskutar për operacionet e mundshme ushtarake kundër Sirisë.

Turqit kanë qenë në gjendje për të anashkaluar këto bllokimi duke përdorur rrjetet virtuale private (VPN) dhe mjetet e tjera si Tor. Pas zhbllokimit të Twtter-it, turqit thyen rekord për dërgimin e cicërimave./itShqip

RELATED BY