Twine, Wi-Fi paisje prej gomës e cila lidhë paisjet shtëpiake me Internet

Twine është paisje argëtuese pa tela Wi-Fi e pajisur me senzorë për temperaturë dhe dridhje(vibracione). Bëhet fjalë për kub të vogël gome prej 16 cm e cila mbushet përmes...

Twine është paisje argëtuese pa tela Wi-Fi e pajisur me senzorë për temperaturë dhe dridhje(vibracione). Bëhet fjalë për kub të vogël gome prej 16 cm e cila mbushet përmes USB port ose me dy bateria të vogla AAA, dhe funksionon ashtu që shfrytëzon senzorët e mbrendshëm të cilat janë të lidhur me internet përmes Wi-Fi për të mbledhur informacione dhe të dërgojë mesazhë përderisa janë arritur disa kushte rreth paisjeve të mbredshme elektronike.

Paisja përdor ueb aplikacion të thjeshtë Spool për tu lidhur me rutina të caktuara dhe për të dërguar SMS, imejll ose të cicërojë(tweet), nëse ndonjë paisje elektronike ka mbaruar me punë.

Ajo çfar është interesante me Twine është se paraqet një mënyrë të lehtë për të lidhur paisjet elektronike shtëpiake në internet për të mbledhur më lehtë informacione, komunikuar në mes vete dhe informimin e përdoruesve, ide e cila tash më është e njohur edhe si “interneti i gjërave”. Twine demonstron se çdo përdorues mund të posedojë një paisje të thjeshtë e cila do t’ju mundësojë të përdorte atë për kontrollimin e paisjeve elektronike, shtëpiake.

Paisja është krijuar nga një ekip studentor Supermechanical i cili thotë se nëse marrin mbështetjen e mjaftueshme, para se gjithash finansiarre, do të integrojnë sensorë plotësues siç është RFID chip, për matjen e presionit. Projekti është vendosur në Kickstarter, dhe veç më ka mblodhur mbi 126.000 dollarë, edhe pse fillimisht kërkesa ishte vetëm për 35.0000 dollarë. Twine, së bashku me aplikacionin, kushton vetëm 99 dollarë./itshqip

VIDEO:

 

RELATED BY