Twitter fajëson platformën iOS 8 për humbjen e 4 milionë përdoruesve

Gjatë raportimit të përftimeve për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, Twitter zbuloi që ka shtuar 4 milionë përdorues të rijnë aktiv, duke sjellur kështu numrin total prej 288 milionë përdorues, shifër që sipas analistëve duhej të ishte 292 milionë. Por rrjeti social Twitter nuk është duke fajësuar për atë, të paktën kështu thonë ekzekutivët, të cilët pretendojnë që kompania ka humbur 4 milionë përdorues gjatë kohës kur Apple lëshoi platformë iOS 8.

Twitter fajëson platformën iOS 8 për humbjen e 4 milionë përdoruesve

Kompania tha se ka humbur ata 4 milionë përdorues pasi Apple lëshoi sistemin operativ iOS8, duke ndryshuar kështu mënyrën e punës së funksionit Shared Links në shfletuesin Safari.

Për ata që nuk kanë qenë në dijeni, funksioni Shared Link është shtuar në shfletuesin e platformës mobile iOS 7 duke iu lejuar kështu njerëzve të shohin lidhjet e shpërndara nga njerëzit që ndjekin në rrjetin social. Më parë, funksioni lejonte shfletuesin Safari të bëjë kërkesën direkt për informatat e serverëve nga rrjeti social, gjë që ndryshoi në iOS 8, në të cilin informatat tërhiqeshin vetëm kur përdoruesit hapnin funksionin Shared Links.

Pra, kompania humbi ata përdorues si pasojë e një problemi në enkriptim me integrim në shërbimin tek platforma iOS./itShqip

CategoriesTags

Related Posts