Twitter feston ditëlindjen e gjashtë

Gjashtë vjetë nuk janë shumë për suksesin e arritur nga Twitter, sot është dita e themelimit të Twitter, kur për herë të parë në muajin Mars të vitit 2006...


Gjashtë vjetë nuk janë shumë për suksesin e arritur nga Twitter, sot është dita e themelimit të Twitter, kur për herë të parë në muajin Mars të vitit 2006 u prezantua skica e Twitter si një mikroblog në të cilin njerëzit do të mund të shpërndanin momentet dhe statuset e tyre të përditshme.

Askush nuk e kishte menduar që ky rrjet social do të kishte kaq shumë sukses për shkak se ai e kufizon lirinë e shprehjes dhe komunikimit në vetëm 140 karaktere, por ja që njerëzit janë mësuar me kufizimin dhe tani kanë arritur mjaft famë përmes tij, duke postuar statuse, fotografi, ngjarje e video.

Twitter tani disponon më 140 milionë përdorues aktivë dhe sot arrijmë të shohim 340 milionë cicërima në ditë, që po të llogaritet i bie që çdo tri ditë shkruhen 1 miliardë cicërime./itshqip

RELATED BY