Twitter fiton 12 cent për çdo shpërndarje!

 

Twitter fiton 12 cent për çdo shpërndarje

E gjithë vëmendja ishte tek rritja e përdoruesve të rrjetit social kur kompania prezantoi përfitimet për tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Twitter tha se kishte 288 milionë përdorues aktiv deri në fund të tremujorit të katër, një rritje për 20% në krahasim me periudhën e ngjashme të vitit 2013, transmeton itShqip. Por një shikim më afër zbulon që Twitter ka shtuar vetëm 4 milionë përdorues të rijnë gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, që do të thotë se kompania është duke pësuar një rritje të ngadaltë.

Pavarësisht rritjes së ngadaltë, rrjeti social Twitter raportoi se ka fituar 479 milionë dollarë, duke pësuar një rritje për 79% pas çdo viti si dhe duke fituar 12 cent për çdo shpërndarje.

Twitter fiton 12 cent për çdo shpërndarje2

Për tremujorin aktual, përfitimet e kompanisë mendohet të arrijnë deri në 450 milionë dollarë./itShqip

Related Posts